• |
ide | kryesore

Maqedoni, kërkohet heqja e mandatit për Gruevskin

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Maqedonisë ka bërë me dije së është caktuar seanca e radhës e Komisionit për Çështjet e Rregullores dhe të Mandateve-Imuniteteve të Deputetëve për më 6 nëntor në orën 12:00.

Në këtë mbledhje e vetmja pikë dite për t’u shqyrtuar është: propozim për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski në bazë të informatave të pranuara nga Gjykata Themelore Shkup, Njësia për Krime të Organizuar dhe Korrupsion të datës 23.05.2018, ku deputeti Nikolla Gruevski u dënua me 2 vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *