• |
ide | kryesore

Meta refuzon dekretimin e Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm

Kryesore



Zyra e shtypit e presidencës ka shpërndarë një njoftim, ku zyrtarisht pranohet se presidenti Meta nuk do të firmosë dekretin për emrin e propozuar nga Rama si Ministër i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Në një mesazh të shkurtër të shpërndarë për gazetarët, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.

Kreu i shtetit në këtë mënyrë i ka thënë për herë të parë Jo, një emri të propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeverisës. Në reagimin e shkurtër nuk jepet një shpjegim për arsyet e refuzimit të dekretit, por ajo që veçon Meta është se ai “nuk ka krijuar bindjen e plotë” për t’i dhënë besim Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Një ditë më parë Meta u shpreh i penduar që nuk e kishte ndalur Ramën të emëronte Ministër të Brendshëm Saimir Tahirin, të cilin ai e quajti një delinkuent që mbushi Shqipërinë me drogë. Në postin e presidentit, Meta gjithsesi nuk sqaron nëse do të marrë më shumë kohë për dekretin apo refuzimi i tij është përfundimtar për zgjedhjen që ka bërë Edi Rama.



10 Comments

  1. I shkreti, foli me aq zell per figuren e policit e mos arrestime. Cope kari qe e di policine ushtri.
    Mos Arrestime dukej sikur qetesonte Gjushin. Ne pidh te robve te shkoje tani

  2. Te pergatitet procedura ligjore ne Kuvend per shkarkim te presidentit ne shkelje flagrante e kushtetutes,skifteret jane Gezuar per like floriri qe shkel kushtetuten,dy politikan e njohin mire floririn ne shqiperi likja me lingota floriri dhe saliu qe fejoje djalin me luge floriri,gezohuni skiftera,pastaj thoni qe na i blejne votat kur humbisni.

  3. Ilir hajduti i floririt me sygjerimin e Berishes u mundua te gjente nje ” klecke”per Sandrin qe te mos e dekretonte dhe kur nuk e arriti dote kete i kerkoje takim te fshehte me shprese se do e kompromentonte. Dhe kur nuk ja arriti kesaj Ilir floriri thote se nuk ka krijuar bindje te plote dhe nuk e dkretone. Ne pi… te Monikes o Ilir…!

  4. Meqë “rilindja”, bëri si bëri dhe shkriu fare Gjykatën Kushtetuese. e vetmja që mund ta zgjidhte këtë situatë, atëhere ngelet që ose kryeministri ose presidenti të japin dorheqjen.
    Që presidenti të japë dorheqjen vetëm për një Llesh, kjo sikur nuk shkon por ama këtij kryeministri ka vite që i kërkohet nga opozita, mediat e shoqëria civile që të japë dorheqjen për ate që e ka bërë Shqipërinë lesh e li me qeverisjen e tij.

  5. Zgjedhja e ministrit, anetarit te kabinetit, eshte pergjegjesi e kryeministrit, dhe si rrjedhoje atribut moral i tij. Ministri i brendshem ne fillim, eshte bashkepunetor i kryeministrit, pastaj i te tjereve. Duke qene nje figure e paster, jo politike, tregon qe ky vendim i presidentit, nuk eshte ndaj Z.Lleshi, por ndaj zotit Rama. Lufta e vertete eshte per kreun e KLSH. Nese Presidenti nuk do paraqese nje arsye te forte te mosdekretimit, atehere eshte thjesht nje lufte e paster politike mes dy institucioneve.
    Une mendoj qe Z.Lleshi eshte nje figure shume me e paster per min te brendshem, sesa e ajo e Z. Meta per president.
    Te te gjykoj Z.Meta figuren, eshte e tmerrshme. Z.Meta ne Shqiperi perfaqeson, simbolin e korrupsionit, dhe te shtrydhjes se shtetit, per nevoja te familjes se tij politike dhe asaj personale. Nuk frymezon kerkend, nuk perfaqeson kerkend, sepse nuk bind askend. Kjo qeveri duhet te zhduket me urgjence, por kur mendon se kush do e zevendesoj, terhiqesh dhe pret. Zgjedhja e Metes president, kane qene nje nga te papriturat me te medha pooitike, ne kete vend ku ndodhin absurditetet me te medha.

  6. Kthimi i opozites ne qeverisje do ishte e njenjte si kthimi i regjimit komunist.
    Opozita duhet spastruar, ata qe drejtojne opoziten jane me te korruptuarit e me hajdutet ne shqiperi.
    Imagjinoni nje qeveri me Saliun, lulin, Ilirin dhe Moniken!!!
    Kurre, kurrre, kurre ne bote.
    Lereni kriminelet e shtetit le te shkrihen si qeriri.

  7. Per ata qe nuk e dine, ne thelb te ketij konflikti eshte vendimi i qeverise per mbylljen e lojerave te fatit. Presidenti Meta, ishte mbrojtesi me i i zjarrte i tyre, duke patur interesa personale direkte tek ky biznes kaq fitimpruree. (Shikoni me sakte top story, per ecurine e lulezimit te lojerave te fatit, reagimi ne parlament dhe roli Metes).
    Te te vleresoj figuren apo poziten Z.Meta eshte absurde, e turpshme , e pamoralshme.
    Qe te vleresosh te tjeret, duhet te jesh vertet mbi palet, i paster dhe me moral vete.
    Zoti Meta eshte simbol i korrupsionit, dhe i shfrytezimit te pushtetit, per qellime thellesisht personale te tij dhe familjes se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *