• |
ide | kryesore

Mosdekretimi/ Ç’faj ka Sandër Lleshi për vendimin e Metës?

Lajme, Të fundit



“Nuk do të ketë asnjë dekret për emërimin e kryeministrit dhe ministrave, nëse preket qoftë edhe një votë. Unë do të dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar”

Deklarata është e Ilir Metës. është bërë në 13 qershor të vitit të kaluar, në kulmin e fushatës zgjedhore, pasi ai ishte votuar si president. Asokohe u konsiderua një deklaratë e fortë dhe shkaktoi pështjellim mes socialistëve.

Jo thjesht për kthesën që u bëri ish aleati të cilin kishin disa javë që e braktisën, por sepse kuptuan se kishin votuar për president një politikan rrace, që ishte gati në çdo kohë t’i përdorë atributet që i jep kushtetuta si president, në funksion të mllefit, inatit, dhe luftës politike të ditës për të arritur me çdo kusht qëllimin, pavarësisht mjetit që përdorte.

Kur e bëri atë deklaratë, LSI gjendej në cep të ringut, në një pozicion të vështirë të imponuar nga marrëveshja Rama-Basha. Ishte kjo marrëveshje, që nxorri për herë të parë idenë e Ilir Metës për të mos i dekretuar ministratdhe kryeministrin, një akt që e vuri në zbatim për Sandër Lleshin.

Çfarë i bashkon të dyja situatat, atë qëndrim të Metës në fushatën zgjedhore dhe këtë vendim të sotëm për të mos e dekretuar propozimin e Ramës është se ato udhëhiqen në të dyja rastet nga qëllimi politik dhe jo nga argumentat kushtetuese. Dhe këtë Ilir Meta nuk e ka fshehur, kur ka prezantuar vetëm bindjet e tij dhe asnjë argument apo gjetje në të shkuarën e Sandër Lleshit.

Dikur ishte gati të mos e dekretojë kryeministrin për të penguar koalicionin e madh PD-PS, sot nuk e dekretoi ministrin për të mos e lehtësuar Ramën nga pesha e rëndë e gabimit që bëri me zgjedhjen e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt, në postin e Ministrit të Brendshëm. Dhe a ka mënyrë më të mirë për t’ia kujtuar shqiptarëve këto, sesa duke ia lënë zyrën e Ministrit të Brendshëm bosh?

Në këtë situatë, çdo arsye që do të paraqesë nesër kreu i shtetit është vetëm një pretekst, vetëm një detaj fare i parëndësishëm, që nuk e mbulon dot faktin se vendimi i Metës ishte një zgjedhje së pari politike, sesa për ndonjë faj apo cen të Sandër Lleshit.©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. Kuvendi te beje detyren,shkarkimin e ketij soji politikani qe shkel kushtetuten me dy kembe,pazaret nuk i ecin me

    1. Hahaha, Kuvendi i mbushur me kriminele, deficente, injorante e servile, do te dale ne mbrojtje te Kushtetutes…

  2. Pa tjeter qe leshi do kete pleshta, mbase dhe morra, se nuk eshte pa gje, ka perlyer vehten diku se nuk te ze carku kot.

  3. Tjetër mendje tek ky shkrim.
    Meta sipas këtij shkrimi, nuk e dekretokërka për ministër Lleshin, si një shenjë “hakmarje” ndaj Ramës e “paralajmërimi” ndaj Bashës, meqë në zgjedhjet e kaluara, këta të dy e kishin ujdisur me njeri tjetrin që të nxirnin jashtë loje Metën ??????????????????

  4. Ke kete komentuesin Ipaemer, duket qe eshte me politiken ,,,perca e sundo, dhe kjo ne sherbim te kurvo kracise pushtetare, sepse nga do qe te levizni mendimet e akrobacite mashtruese boshti tuaj nipokrit tashme eshte kalbur. ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *