• |
ide | kryesore

Mrekullia e shtatë e Inter, tani Barcelona është e paralajmëruar

Sport, Video



Interi i Spalletti nuk di të ndalet dhe merr fitoren e shtatë radhazi, duke shtuar presionin ndaj Juventus kryesues. Dikur ndeshje të tilla, me turnover e mendjen në Champions (të martën vjen Barcelona), kundër një Genoa që të mërkurën e bëri Milan të djerësijë, zakonisht ktheheshin në problem për zikaltrit. Por nuk është rasti, shtatë është numri i duhur: ai i fitoreve radhazi në Serie A për Inter, që morën zvarrë skuadrën e Juric me një 5-0 pa diskutime.

Një fitore drithëruese, autoritare dhe lojë të bukur, që përsërit suksesin në Roma me Lazio, regjistron një tjetër ndeshje pa gola të pësuar, por që mbi të gjitha tregon si Spalletti është i aftë të marrë më të mirën nga e gjithë organika në dispozicion.

Joao Mario më i miri në fushë, i duartrokitur në San Siro. Dalbert perfekt në cdo mbyllje. Gagliardini i rigjeneruar në rolin e ri, shënues i dygolëshit të parë në Serie A. Një ndeshje e mbyllur që në minutën e 16, me sens unik dhe Inter pardon i fushës.

Për Spalletti vetëm lajme pozitive. Icardi e Vecino kanë pushuar, Nainggolan është kthyer në fushë dhe kërkon të jetë me Barcelonën, Brozovic si gjithnjë i pakapshëm. I vetmi që nuk gëzon është Lautaro Martinez: Romero i bëri jetën të vështirë, u nervozua dhe në fund nuk shënoi. E kështu Spalletti rrëmben fitoren e shtatë radhazi: në kampionat Interit nuk i ndodhte kjo seri fillestare që nga janari 2017, në pankinë me Piolin. Të martën, zikaltrit presin Barcellona, për të shkruar një faqe krej tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *