• |
ide | kryesore

Nëna e Kacifas: Përse na bëjnë të vuajmë? Pse nuk na japin fëmijën shqiptarët?

Lajme, Të fundit



Nëna e ekstremistit grek, Konstantin Kacifa, që u vra në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka folur sërish për mediat greke. Vasilia Kacifa kërkon nga autoritetet shqiptare që tí kthejnë trupin e djalit, që sipas saj u vra padrejtësisht.

“Përse na bëjnë të vuajmë? Pse nuk na japin fëmijën shqiptarët? Fëmijën tim e vranë padrejtësisht. Unë jam duke pritur për fëmijën tim në shtëpi. Çfarë po bëjnë ata për kaq shumë ditë?”

Ndërkohë që sipas mediave greke është thirrur për të dëshmuar para grupit hetimor edhe ish-gruaja e 35-vjeçarit. Konstantin Kacifas ishte divorcuar nga gruaja pak kohë më parë, ndërsa kanë edhe një fëmijë. Dje dëshmoi babai i viktimës, Jani Kacifa, i cili kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit të djalit.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.



3 Comments

  1. Sepse kerkuan vete qe ti behej autopsia nga nje mjek Grek.
    Diten e pare u shpreh se I kishin thene merre merre ne menyre ironizuse.

  2. jepjani trupin familjes shum po e vonojn prinderit e shkret ata dhe zoti e di sa dhimbje kan femijen edhe kriminel ta kesh nuk mundet nena dhe babai ta mohojn

  3. Jo!!! ka procedura, nuk mund ti jepet trupi aq me teper qe keta e bene pune politike e konflikt ndermjet dy vendesh..Ketaj qajne e nga ana tjeter thiken pas shpine…Procedurat deri ne fund!!!..keta jane gjarperinj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *