• |
ide | kryesore

Politikanët grekë bëjnë paradë në shtëpinë e ekstremistit Kacifas veshur në të zeza

Lajme, Të fundit



Eurodeputetja greke Eleni Theocharous është rikthyer për të dytën herë radhazi ditën e sotme në banesën e ekstremistrit grek të vrarë në Bularat, pasi qëlloi mbi forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

Eurodeputetja ishte veshur me të zeza dhe me një tufë lule në dorë ka zhvilluar një bisedë më të ëmën e Kaçifas, Vasilinë.

Gjatë bisedës, videoja e të cilës është publikuar në mediat greke, nëna i ka thënë eurodeputetes:

“Dua të më kthejnë djalin. Të ma sjellin sa më shpejt. Pse e mbajnë atje? E justifikoj tim bir. E justifikoj tim bir. Çfarë bëri ai? Vendosi 5 flamuj grekë në fshat. E donte vendin e tij, fshatin e tij. Të jetojmë me frikë për jetën tani?”

Nga ana e saj eurodeputetja është shprehur:

“Unë nuk e di se çfarë po kërkojnë. Ta varrosin në burg? Regjimi i terrorit dhe kërcënimit, apo edhe mohimi i dinjitetit nuk na lejon që ne të qëndrojmë të heshtur për këtë ngjarje”

Konstandin Kacifas u vra në një përpjekje me armë kundër policisë dhe forcave RENEA. Kryeministri Rama e quajti një të fandaksur, ndërsa politikanët grekë po përpiqen të fitojnë pikë duke parë se ekstremistët në anën tjetër të kufirit e kanë shpallur një hero.



6 Comments

  1. car eshte kjo mer, sikur u ka ardh vdekja per vizite.
    kta filet, meshkujt e kane zerin si kurva, dhe femrat si burra.

  2. Lajmi tjeter – nena e kostes dhjeu mire sot, hengri pak kulur grek, dhe kerkoi nje abetare greke per birin e saj
    NA CATE BOLET ME KETO LAJME!

  3. Qeveria shqiptare te keekoje ndihme ne okb dikush te vi te mari kte mbrapa se nuk shkulet me na shqiperia kjo sa nuk i ka dhene shtetesine shqiptare like floriri

  4. Ja komenti qe dergova sot shume here ne Gazeta Tema te Mero Bazes,
    por si media servile e qeverise aktuale qe eshte, nuk e ka publikuar:
    Artikulli: Kryepolici Veliu informon homologet greke per vrasjen e Kaçifas.

    NE GREQI QINDRA SHQIPTARE JANE VRARE DHE MASAKRUAR PA ARME NE DORE,
    NE GREQI MIJERA SHQIPTARE JANE PLAGOSUR E TORTURUAR PA ARME NE DORE,
    -asnje delegacion i policise shqiptare nuk shkoi per ti mbrojtur ata ne Greqi,
    -asnje informim i policise homologe greke per policine homologe shqiptare,
    -asnje hetim i perbashket i prokurorise homologe greke me prokurorine homologe shqiptare,
    -asnje peshkop dhe asnje kryepeshkop i kishes ortodokse ne Shqiperi ose ne Greqi nuk i mbrojti.
    ——————————————————————————————————————————————-
    NE SHQIPERI NJE SHQIPTAR HIMARJOT VDES NE AKSIDENT ME MOTORR,
    NE SHQIPERI NJE MINORITAR ME DY SHTETESI VRITET ME ARME NE DORE,
    -delegacionet e policise homologe greke vijne dhe kerkojne informime nga policia homologe shqiptare,
    -prokuroria homologe greke kerkon dhe insiston ne hetim te perbashket dhe fillon hetim paralel nga Greqia,
    -kryepeshkopi grek i Shqiperise shpjegoi ne media ngjarjen e pare dhe beri deklarata absurde para vendimit te Gjykates,
    -peshkopi grek i Konices mbron terroristin e dyte te armatosur dhe ben thirrje shoviniste per sulm luftarak ne Vorio Epir.

  5. ku esht miti rama tash,pse e ka fut gojen ne byth te janatullosit.perse nuk i qon ne rrot keta,nuk guxon se esht pjell e tyre.

  6. Kjo do te thote qe ne kemi shtet muti,qe nuk e can menderen fare per njerzit e vendit vet, se vriten, se priten ,se burgosen padrejtesisht i trajtojne njerzit sikur te ishin gjallesa kafsherore .Ky eshte shteti yne ,kjo eshte qeveria e ketij vendi ,keta jane poitikanet e keti populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *