• |
ide | kryesore

Rama mesazh deputetëve: Asnjë koment për refuzimin e Lleshit nga Meta

Lajme, Të fundit



Fill pas lajmit për mosdekretimin e Ministrit Sandër Lleshi nga presidenti Ilir Meta, kreu i qeverisë Edi Rama u është drejtuar me një sms deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mesazh, Rama u kërkon ligjvënësve socialistë të mos komentojnë vendimin e kreut të shtetit.

“Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”.

Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm në qeverinë e Ramës.

Zëdhënësi i zotit Meta njoftoi përmes një mesazhi të shkurtër se “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.



4 Comments

  1. Ja, pra se si i merrpara servilet e tije, si tufe delesh te zgjebosura, e te kalbur nga mentaliteti si deputete te zgjedhur nga (gjoja) populli. RRofte kurvo kracia rilindase e pasardhesve kuqale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *