• |
ide | kryesore

Rrefuzimi i Lleshit/ Paralajmërimi dhe precedenti që krijoi Meta

Arkiva, Kryesore



Vendimi i Presidentit Ilir Meta që ka vendosur të mos e dekretoje Sandër Lleshin për Ministër të Brendshem nuk është një surprizë. Që 24 orë më parë, një ditë para përfundimit të afatit 7 ditor, ai pati deklaruar: “Nuk është çështje shpatullash, por është çështje bindjesh. Nëse nuk më bindin, nuk do t’i dekretoj”. Në një intervistë me Çim Pekën, Meta hoqi paralele mes tij dhe presidentit italian: “Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë dhe marëdhëniet me BE. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij. Presidenti nuk është noter” tha ai.

Gjithsesi, kjo është hera e parë në historinë e demokracisë që një kryetar shteti refuzon të kthejë mbrapsht një propozim të shefit të shumicës. Edhe në vitin 1998, kur Meidani kishte kompetenca shumë më të forta kushtetuese, ai tentoi ti pengonte disa ndryshime të Nanos në qeveri për largimin e Neritan Cekës, Sabit Brokajt  dhe Arta Dades, sepse nuk ishte dakord me ndryshimet, por në fund i dekretoi.

Edhe në rastin e emërimit të Fatmir Xhafajt, Bujar Nishani deklaroi se moralisht ai nuk e miratonte këtë kandidaturë, por kushtetuta e ndalonte ta pengonte dekretimin e tij.

Me këtë lëvizje Meta jo vetëm krijon një krizë për qeverinë Rama, por ai vendos një precedent problematik që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

 ©Lapsi.al



17 Comments

  1. kjo tregon se Nishanlliu nuk kishte b…th per te mos e dekretuar Xhafajn edhe pse e dinte qe kishte qene hetues ne kohen e diktatorit dhe po fuste ish sigurimsa ne polici,kjo e metes tregon se ka edhe burra dhe jo vetem bura.

  2. Ketu tregon se eshte kundershtare me Ramen edhe punon bashke me Salen .kot nuktha lulja se Lleshi do behet z.v minister.Tahiri mund te kete te keqija.por ja tha hapur ketyre me Liken ne krye.

  3. Rama ta ankimoj menjëherë në Gjykatë Kushtetuese.
    Upssss harrova që ne nuk kemi më Gjykatë Kushtetuese :p

  4. Nuk shof krize , shumica mund ta anshkaloj presidentin. Problemi qendron te karagjoslleku i klases sone politike. Papergjeshmeri totale.

  5. Le te zihen qente me njeri tjetrin!
    Mendja me thote se zgjedhjet e parakohshme jane te paevitueshme (qe me largimin e Xhafes, Benjaminin e Amerikes) dhe Meta po tregon fytyren e tij te vërtetë. Ose, ka nuhatur ndonje super arrestim nga banda e vet, si psh Balili.

  6. “Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”!!!
    Edvin Rama 22.05.2018

    1. Sikur thone se ka bere shume gabime ky presidenti yne more djal i ri. Thone se gaboj kur vodhi floririn si edhe kur u shfaq ne video nga Dritan Prifti ish minister i tij . Pastaj thone se ka bere edhe shume korrupsion dhe kontrabande. Thone se kur beri vilen ne gjirin e Lalzit palmat e medha i pruri me helikoter. Hahahahaaa ai eshte me i degjeneruari pas Sales.

  7. Po Fevziu e mori ne interviste kte ministrin!!! Gallat e madhe,, shyqyr qe u doli saje qorri I lare k tyre rilindasve se do kishin vrar veten ca freshist me pages, qenie te shpifura ju dhe rilindja a ripjerdhja si e kane Erin.

  8. Komentues te te gjitha aneve,mos krahasoni Mejdanin dhe Nishanin,me Meten.Meta,per cdo veprim,eshte me bllok ne dore.Eshte “matematik”,ne veprimet qe ben.Ne fund te fundit,ai e ka Partine e tij,e cila e pret “krahe hapur”,krijuesin e vet.Ndersa dy presidentet e tjere,sic edhe i shikoni,tani merren me “shkence” !!!!!

  9. Te dekretosh nje kanditature te papershtatshme dhe te MOS dekretosh nje kanditature dinjitoze me duken te ngjashem ne fatalitet. Ja pse Ilir Meta eshte i ngjashem me Bujar Nishanin. Zgjidhjet jane rruges…

  10. Meta e ka pak shkarkimin por duhet te dergohet ne prokurori per shkelje te rende te kushtetutes kaq mjafton qe ky buri meta te shkoje ne pidh te semes.

  11. ky po ben si mbret. ka krijuar precedentin me te rrezikshem per nje republik parlamentare. ma krahason vetem dhe me Matarelen, presidentin e Italis. Matarela dha nje mij e nje argumente pse nuk donte ta dekretonte nje minister. ky loqja pa piken e turpit thot “nuk jam bindur un” dhe nuk jep asnje argument per popullin ne menyr trasparente po vazhdon me kode mafjoze se do me NGJY TE TEPSIA. Ky hajdut ordiner i ben karshillik shqiptareve duke krijuar krize istitucionale pa dhen argument. LIKE FLORIRI ME BLLOK NE DORE DHE ME 40 HAJDUKAT NA E KRAHASON VETEN ME MATARELEN NE ITALI. Ky qe e pan gjith shqiptaret qe bridhte me bllok ne dore sa here arrinte te behej pjes e tepsise, qe duhet te ishte ne burg dhe ne e kemi president, na e krahason veten me presidentin italian. ky dallkauk e injorant qe di te bej vetem mafjozin. edhe vet ata te LSI e din shum mir qe ajo parti eshte krijuar per te vjedh shtetin dmth shqiptaret. marsh gjith mallkimet e ketij populli o hajdut ordiner. kjo vlen per gjith ate klas politike te kalbur qe mban era mortje, injoranc, provincialitet eksterm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *