• |
ide | kryesore

Skandal, uji i ambalazhuar në Shqipëri me mbetje fekalesh

Lajme, Të fundit



Ujësjellësit jo në të gjithë qytetet e vendit tonë të garantojnë që uji që sjellin në shtëpi është i pijshëm.
Për këtë arsye shqiptarët blejnë ujë të ambalazhuar. Po çfarë uji pinë shqiptarët? Top Channel dërgoi 6 kampionë uji të ambalazhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’i bërë analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga dhjetëra kompani që ka në treg. Nga 6 prej këtyre kampioneve tre rezultuan me që ishin të prekur nga bakteret “e.colli” dhe “entorococu”.

“Enterocoçu është pjesë e familjes së entoerobaktereve. Kurse “e.colli” është një bakter grandpozitiv dhe është pjesë e koliforneve fekale. Kemi prezencën e këtyre baktereve në tre monstrat e ardhura. Në mostrën 3,4,5. Që do të thotë këto tre mostra janë të ndotura mikrobioligjikisht . Ku sipas standardit aktual shqiptarë norma është zero për 250 mln ujë të analizuar. Prania e këtyre mikroorganizmave për konsum human sjell sëmundje me origjinë hidrike ose sëmundje me origjinë nga uji”, tha Edjona Bici, specialiste pranë ISHP.

Por historia nuk përfundon me kaq. Çuditërisht asnjëri prej këtyre kampioneve nuk plotëson standardin e fortësisë. Pra përqendrimin e mineraleve.

Përqendrimi i joneve të pehashit është brenda normave ligjit aktual shqiptarë. Kurse fortësia ka dalë nën normat e lejuar. Norma e lejuar për fortësinë e cila është sasia e mineraleve të tretshme të magnezit dhe të kalciumit kanë dalë nën normën e lejuar që është 10-20 gradë gjermane.Me të drejtë qytetarët kërkojnë të dinë se cilat janë kompanitë që tregtojnë ujë të kontaminuar. Por Top Channel bëri një investigim për të zgjuar Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit, i cili ka për detyrë të bëjë këto analiza të thjeshtë që bëmë edhe ne. Kështu po ky autoritet ka për detyrë të bllokojë këto kompani që dëmtojnë shëndetin e njerëzve./Top Channel



4 Comments

  1. Por demin me te madh ketij populli po ja bejne ata qe nuk i publikojne EMRAT e ketyre kompanive.Po keshtu edhe me karburantet. Kjo eshte forme korrupsioni sepse konstatojne marrin pjesen dhe mbyllin dosjet.

  2. me fekal stalini kryeminister qfare prisnit ju tjeter pos fekale,me kokain kryeminister del popull kokain,me kanabis ministra te brendshem del popull i gjymtar,me nji fjal popull krymb qenefi stalin.ruset ne nji koh ter rusin e kishin mbjell miser vetem se stalinit i pelqente misri,nga aty u degzuan fara e misrit per derra ,qe pastaj te lindnin stalina,edvina,putina.

  3. AKU nuk ka per detyre te beje analizat, ato behen nga ISHP e cila fnksionon me keq se AKU..AKU mund ti mbylle per parregullsi dhe mungese analizash. Analizat paguhen nga kompania sipas planit te monitorimit HACCP te miratuar nga ajo…Informohuni!!!Megjithate nuk po shohim emra kompanish. Konsumatori ka te drejte te jete i informuar..apo keta te TCH po presin ti marrin “gjoben” per te mos treguar emrin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *