• |
ide | kryesore

Skandali/ Football Leaks, gjithcka duhet ditur për zbulimin e fundit: nga Fair Play Financiar tek rasti doping i fshehur

F1, Sport



Fjalë-kycet e këtyre ditëve të botës së futbollit janë Football Leaks e EIC. I pari është faqja që nga 2015, falë ndërhyrjes së hacker, ka publikuar dokumente sekrete, mail e gjithcka tjetër duhej për të zbuluar sekretet e futbollit ndërkombëtar, nga kontratat e shit-blerjeve të lojtarëve e deri tek akordeve mes klubeve. I dyti, EIC, është akronimi i European Investigative Collaborations, një rrjet gazetarësh investigativë të shteteve të ndryshme që punojnë bashkë në studimin e të dhënave e dokumentave, për ti publikuar më pas hetimet e tyre.

ÇFARË ËSHTË FOOTBALL LEAKS
Football Leaks është specializuar në publikimin e kontratave të skuadrave e futbollistëve. Një organizatë e krijuar “për të shpërndarë të vërtetën”, që shfrytëzon punën e hacker që janë futur në sistemin informativ të klubeve, menaxherëve e jo vetëm.

Zbulimet më të mëdha të Football Leaks gjatë viteve kanë qenë publikimet e dokumentave në lidhje me evazionin fiskal të shumë klientëve të Jorge Mendes si Mourinho, Cristiano Ronaldo, Di Maria, Jackson Martínez, Carvalho, Falcao, Coentrao, Pepe e James Rodríguez, përvec lojtarëve të tjerë si Modric, Benzema, Vermaelen, Van der Vaart, Oblak, Özil, Higuaín, Laudrup e Neymar.

ÇFARË ËSHTË EIC
European Investigative Collaborations (EIC) është rrjeti i gazetarëve europianë të vendeve të ndryshme që nga 2015 bashkëpunojnë në hetime. Grupimet e përfshira janë: Falter (Austria), Mediapart (Franca), El Mundo (Spanja), Politiken (Danimarka), Le Soir (Belgjika), Der Spiegel (Gjermania), L’Espresso (Italia), NRC Handelsblad (Hollanda), Dagen Nyheter (Suedia), Nacional (Kroacia), Expresso (Portugali), The Black Sea (Rumani). Nuk merren vetëm me futboll dhe Football Leaks. Në 2016 publikuan një hetim në lidhje me atentatin në Paris në 2015.

FAVORIZIMI I CITY E PSG
Këtë herë hetimi ka goditur UEFA-n dhe raportet e saj të privilegjuara me Psg e Manchester City, të cilët i ka lejuar të anashkalojnë sistemin e Fair Play Financiar, përmes kontratave të sponsorizimeve. Shifra e përmendur është 4,5 miliardë euro, 2,7 për anglezët e 1,8 për City, derdhur në 7 vitet e fundit nga Qatar e Emirati e Bashkuara Arabe, pronarë të klubeve. Në skandal është përfshirë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i Uefa, bashkë me presidentin Michel Platini.

Sipas 70 milionë dokumentave të analizuar për më shumë se 8 muaj, Infantino “ka negociuar direkt me Manchester City” duke shmangur “organin e hetimit të brendshëm teorikisht indipendent”. Mediapart, që po merret me cështjen në Francë, ka zbuluar përmbajtjen e një mail, që i është dërgua edhe ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, në të cilin Infantino i thotë drejtuesve të Citizens duke e përcaktuar “një dhuratë të bukur” sanksionin prej 20 milionë euro (në vend të 60) që i ishte vendosur parisineve, për blerjen në verën e 2017 të Neymar e Mbappé.

SUPERLIGA E KLUBEVE E BAYERN QË DO TË IKË NGA BUNDESLIGA
Nga hetimi del se Uefa ka financuar klubet kryesore të Europës, nga Juventus tek Real Madrid deri tek Milan e Bayern Mynih, për të evituar krijimin e Superligës, një kampionato ‘i mbyllur’ administruar nga vetë klubet pjesëmarrëse, në të cilën do të merrnin pjesë shoqëri të tjera me ftesë, e që ishte e destinuar të eleminonte Champions League. Pikërisht për këtë – sipas asaj që raporton Espresso – Uefa ka rritur të ardhurat e klubeve të mëdha, me gati 150 milionë më tepër në sezon, duke i hequr Europa League 60 milionë euro.

Në të dhënat e zbuluara është edhe hipoteza se Bayern Mynih me Karl Heinz Rummenigge në krye do të dilte përfundimisht nga Bundesliga për të marrë pjesë vetëm në Superligën Europiane me klubet më të mira.

ÇËSHTJA DOPING E FSHEHUR: NJË LOJTAR SHUMË HERË FITUES I CHAMPIONS
Mes zbulimeve që do të bëhen publike në javët e ardhshme Der Spiegel lajmëron bomën e madhe: “Raportimet e javëve të ardhshme do të zbulojnë edhe pozitivitetin në testimin anti-doping të një lojtari shumë herë fitues i Champions League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *