• |
ide | kryesore

Skandali Football Leaks/ Mbrojtja e Infantinos është kundërsulmi, por kujt i referohet presidenti i FIFA-s…?

Sport



Stuhia e Football Leaks është përplasur sërisht mbi botën e futbollit me zbulimet mbi Fair Play Financiar të anashkaluar nga Psg e Manchester City apo mënyrën e shmangies së Superligës së klubeve me rritjen e të ardhurave për to. Në qendër të ciklonit është ish-sekretari i përgjithshëm i Uefa-s, Gianni Infantino, tani president i Fifa-s ndaj dhe qeveria e futbollit Botëror ka reaguar ndaj cështjes.

Fifa ka vendosur gishtin kundër “atyre që kanë humbur fuqinë e tyre brenda futbollit e tani duan të hakmerren”. Një mesazh për drejtuesit e Fifa e Uefa të spastruar nga skandali në vitet e fundit. “Është sfidë e vështirë ti ndryshosh gjërat, ti mbash njerëzit e bashkuar dhe ti bësh gjërat si duhet”, ka thënë Gianni Infantino, në një komunikatë të Fifa. “Është e qartë që do të kisha rezistencë të madhe nga ana e atyre që nuk kanë më mundësinë e përfitimeve nga ai sistem ku ishin pjesë. Por unë jam zgjedhur për një mision: të përmirësoj futbollin”.

Fifa konteston metodën e Football Leaks, duke shpjeguar se si shkuan gjërat, përpara se Mediapart të shpërndante dokumentat e përpara se Der Spiegel, Espresso e gazetarët e EIC (European Investigative Collaborations) të publikonin hetimet. “Katër javë më parë një grup gazetarësh dërgoi në Fifa qindra e qindra pyetje, bazuar në informacione e mail të shpërndara ilegalisht nga të tretë. Pavarësisht se u përgjigjëm në mënyrë direkte, disa media vendosën të injorojnë pjesën më të madhe të konsideratave tonë dhe ndryshuan faktet dhe të vërtetën. Është e qartë se këto fushata kanë një qëllim fiks: ajo e minimit të besueshmërisë dhe figurës së presidentit të Fifa, Infantino”.

“Përsa i përket zbulimeve të fundit, nënvizojmë se raportet nuk përmbajnë asgjë që të konfigurohet minimalisht si thyerje e ligjit, statuteve apo rregullave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *