• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i pamposhtur, bën nisjen më të mirë në histori

Sport, Video



Dhjetë fitore dhe një barazim, 31 pikë në 11 ndeshje është një mesazh i fortë e i qartë për Italinë, por i dëgjueshëm edhe për Europën. Juventus kaq fort në kampionat nuk kishte nisur kurrë e duke i shtuar bilancit edhe rrugën e përshkruar në Champions, ka pak vend për interpretime. Përgjigjia për goleadat e Napoli e Inter ka ardhur në fushë, duke vuajtur përballë një Cagliari të mirë, por duke marrë një 3-1 që mban larg në distancë sigurie konkurentët.

Sigurisht goli pas 44 sekondash i Dybala, është një miks mes perlës dhe humorit, por Allegri mori të gjithë përgjigjet që donte, që nga asist i Douglas Costa, tek ai i Cancelo, rikthimi në fushë i De Sciglio e prova e Bentancur.

Cagliari nuk lejoi që situata ti shpëtonte nga duart, të paktën të shpëtonte fytyrën kundër kampionëv të Italisë dhe Joao Pedro barazoi, por mund të bënte më parë edhe Pavoleti.

Vetëm se Juventus është Juventus dhe ka luksin të lërë pa gol edhe një si Ronaldo e në fund të ketë shënuar mjaftueshëm për të patur ndeshjen të sigurtë. Portugezi tronditi traversën me një goditje potente e në fund dha një asist për Cuadradon.

Gol i kolumbianit mbylli llogaritë, por altruizmi i portugezit është treguesi që duhet ti frikësojë të gjithë. Ronaldo nuk është egositi që mendonin, por njeriu për skuadrën dhe Juventus me CR7 po fluturon…
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/qy/Qyw3.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *