• |
ide | kryesore

Video / Lacazette shpëton Arsenal nga humbja

Arkiva, Sport



Alexandre Lacazette është heroi i Topçinjve në takimin e luajtur ndaj Liverpool në Emirates Stadium. Sulmuesi francez ka shënuar golin e barazimit për Arsenal në minutën e 82′.

Është mbyllur në barazim 1-1 takimi i luajtur në Emirates Stadium. Një sfidë ku topin e zotëruan vendësit, por që pa si protagonistë të parë të golit Liverpool. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola është James Milner autori i golit për Të Kuqtë në minutën e 61′.

Nuk janë dorëzuar Topçinjtë, por goli i tyre ka ardhur në minutën e 82′. Një super realizim i Alexandre Lacazette që shpëton të tijtë nga humbja dhe i dhuron një pikë të çmuar Arsenal, ndaj një kundërshtari tepër të fortë. Pas këtij takimi Arsenal ngjitet në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Liverpool 27 në javën e 11 të Premier League.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *