• |
ide | kryesore

Banorët tek ‘Unaza e Re’ sërish në protestë: Po na prishin banesat dhe bizneset

Lajme, Të fundit



Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish gjatë ditës së sotme në protestë duke bllokuar kalimin e makinave në rrugë pasi protestojnë pas projektit qeveritar për tu prishur atyre godinat e banimit dhe biznesent.

Banorët e kësaj zone deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga autoritetet për prishjet.

Ndërkohë që edhe ditën e djeshme me qindra qytetarë kanë dalë në protestë tek Unaza e Re, për të ndalur prishjen e shtëpive dhe banesave të tyre për interes të oligarkëve të Edi Ramës, siç janë shprehur ata.

Sipas protestuesve, projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.



1 Comment

  1. Epo keshtu e ka kjo pune na to maja rripa rripa. Ferkonin barkun kur ia hidhnin ne ere te tjereve. Po ben shtet psikopati thoshin. Keshtu ka per tiu kollofitur nje nga nje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *