• |
ide | kryesore

Basha: Falë qëndresës sonë, Tahiri nën hetim, Xhafaj i larguar me turp

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha tha sot në Korçë se ligji i dekriminalizimit që opozita e ngriti me forcë nuk mjafton për të shkëputuar lidhjet e politikës me krimin, pasi marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar, ndaj sot është bërë i domosdoshëm Vetingu i politikanëve. Basha përmendi si arritje të parë të qëndresës së opozitës, shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Ne denoncuam lidhjen e Tahirit me Habilajt dhe shëndrrimin e Ministrisë së Brendshme dhe kupolës së Policisë në një aksesor të mafies së drogës. Sot është fakt se ai vazhdon të jetë nën hetim megjithë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojnë dhe gjysma e kupolës Policisë është nën hetim.

Ne denoncuam trafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm. E ish-ministrit të Brendshëm! E paimagjinueshme në një vend demokratik, e paprecedentë në Europë, vëllai i ministrit të Brendshëm, një trafikant droge. Por falë qëndresës, betejës sonë, sot ai është i shkarkuar, i larguar me turp, i deligjitimuar nga detyra e tij, në fakt, që nuk e kreu asnjë ditë preokupimi i vetëm ishte si e si të mbulonte aferat e vëllait të tij, duke përdorur edhe ministrinë, edhe Policinë dhe sulmuar ata që denoncuan këtë aferë.” – u shpreh Lulzim Basha gjatë takimit në Korçë.



1 Comment

  1. Xhafaj i larguar me turp ??? ( Xhafaj eshte ministri i brendshem qe dha me shume rezultate se te gjithe ministrat e meparshem )
    Fale qendreses sone ??? ( po ti sikur the dje qe Xhafaj ra si pasoje e luftes se brendshme ne PS) .

    Sa here e degjoj kete aq me shume me zhgenjen.. ( eshte shume i traaaasheeee) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *