• |
ide | kryesore

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë: Pse nuk u dekretua Gjeneral Sandër Lleshi

Lajme, Të fundit



Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informacionit të Ushtrisë (SHIU) thotë se grada “Gjeneral” e Sandër Lleshit bie ndesh me Kushtetutën, por nuk përbën një nga arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta.

Zyla tha se për Ramën, propozimi i Lleshaj është një lojë shahu për të zbuluar më pas personazhin e vërtetë që ka në mendje të propozojë në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Çdo ushtarak quhet pjesë e forcave ushtarake aktiv ose rezervë deri në moshën 60-vjeçare. Nuk e di nëse e mban gradën e Gjereralit, Sandër Lleshi apo është vetëm këshilltar i Sigurisë së Brendshme. Ky nuk është argument, sepse nëse ushtaraku do të mbajë një detyrë tjetër jo ushtarake.

Ato që e pengojnë, – e tha mirë Presidenti i vendit, – ky nuk bind. Shërbimet e sigurisë e kanë gjetur të papërshtatshëm zotin Lleshin për këtë detyrë. Por ata edhe mund të luajnë. Siç e tha edhe kryeministri është “lojë shahu”. Ka çuar një personazh që do kthehej mbrapsht, me idenë që të dërgojë më vonë personin që ka në mendje”, – theksoi ai.

Zyla ndër të tjera është shprehur se brenda institucionit janë emëruar njerëz të politikës, ndërsa më të aftët janë larguar drejt periferisë. Ish-drejtori i SHIU nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa vë në dukje arrogancën e saj si arsyen kryesore të shkatërrimit të Forcave të Armatosura.

“Është kthyer në një strukturë gjuetie për armiqtë e partisë. Brenda janë emëruar njerëz të politikës, të shërbimit, më të aftët janë larguar në periferi. Shërbimi është komplet politik dhe i kapur dhe është zonja Kodheli është shembulli si me një arrogancë dhe delikuencë e ka shkatërruar komplet”, – u shpreh ai në një intervistë në FaxNews.



6 Comments

  1. E perse duhet ta besojme kete qe ‘ Mimi Kodheli’ paska shkaterruar ushtrine ???

    Ky siduket eshte ndonje leter e djegur dhe gur shahu ne duart e berishes ( si shume te tjere ne Shik, Shiu, Prokurori, Polici etj) dhe del ben keto deklarata debile.

    Une per vete nuk e besoj.. le ta besojne Ari Kari, Lenini Stalini, Muti Meros , Xixa dhe Faxi.

    1. Pse nuk e beson kete ‘Lajm per konsum…’ deri ne momentet e fundit Kodheli ishte per ministre e Financave dhe papritur u emerua si minstre e Mbrojtjes. Ministrja ka qene dore e forte e Rames qysh kur ishte ne Bashkine e Tiranes… Aq sa te shoqit(arkitekt…biznesmen) qe nje here e kerkonte ne pune (ceshtje familjare) i thoshte ‘keto kurvat i kam une ketu gjate orarit te punes)

    2. lajm-ok laj bythen rames se po dhjen nga goja e bytha per shkak te leshit te negjmijes lleshi,ik lepij se po u vonove ne grup roshi te perdhunon ter familjen.

    3. Edhe unë nuk e besoj.

      Besoj se punët janë shumë shumë më keq në të vërtetë.

  2. O bandit i qelbesirave,,,,,,,ja,,,po te besojme ty e mashtruesit e partise tende, qe po e tregoni se nga na keni ardhe. A eshte kjo mrika , qe ne kohen kur skafet niseshin per transport, urdheronte fikjen e radareve, apo fshehjen e kontrabandes? Kjo Mrika juaj, striptcistja e ushtrimeve ne greqi, e sigurimit te letrave higjenike te Rames kur ishin ne bashki, ne clloke kuqalesh u diplomua per poshtersite? A e din se si i ropi, e si i trajtonte ushtaraket?Por vija partiake e zullumit te kazanit te rilindjes, ju detyron qe cdo gje qe keni bere tu thurni levdade, se kjo eshte marifeti tuaj hipokrit, po kaq sa je dheti, servil, zorraxhi i maskarallekut te sektit rilindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *