• |
ide | kryesore

Moviola, Roma akuzon VAR për penalltinë e Fiorentinës

Sport, Video



Roma barazoi ndeshjen me Fiorentinën vetëm 5 minuta nga fundi me Florenzi, por verdhekuqtë janë të tërbuar me episodin e 11 metërshit që i dha avantazhin fiorentinëve: në minutën e 30’ të pjesës së parë ka dyshime të forta për penalltinë e akorduar nga Banti për kontaktin mes Olsen e Simeone. Portieri suedez në dalje, nuk e prek topin por as sulmuesin, që vazhdon vrapin pa bërë asgjë për ta kaluar portierin, e me këmbën e djathtë godet fytyrën e portierit. Roma proteston më kot sepse Orsato tek Var nuk ndërhyn, sepse sipas protokollit, nuk ka mungesë kontakti e për rrjedhojë, gabim arbitral.

Ky variant nuk i intereson aspak drejtorit sportiv të Romës Monchi: “Nëse përfundon 1-1 me një penallti kështu ndoshta duhet të reflektojmë pak” tha drejtuesi i lartë verdhekuq, që sulmoi ashpër Var. “U bënë 18 muaj që jam këtu e nuk flas për arbitrat. Nuk do ta bëj as tani, sepse faji nuk është i tij. Kemi Var e penalltia nuk ishte. Sa herë e shoh episodin nervozohem. Arbitri është përgjegjësi i fundit, por është dikush që është përgjegjës”, shfry Monchi, duke iu referuar Orsatos, që në ndeshjen me Fiorentina ishte njeriu-VAR.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/9w/9WOy.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *