• |
ide | kryesore

Numrat e Inter: Mbrojtja më e mirë e Europës, por jo vetëm…

Sport



Numrat që për momentin kënaqin tifozët e Inter janë 5, si golat e shënuar ndaj Genoa, e 25, si pikët në klasifikim që vlejnë vendin e dytë në shoqërinë e Napoli. Por sekretet e skuadrës së Luciano Spalletti fshihen pas statistikave të tjera, duke nisur nga 6, numri i golave të pësuar deri tani në Serie A, rekord në pesë kampionatet më të rëndësishëm europian, bashkë me Atletico Madrid.

Futbolli mund të ndryshojë, por tendenca e kampionatit italian mbetet pak a shumë njësoj: sa më pak të pësosh, më shumë mundësi ke të jesh në majën e klasifikimit. Merkato e gushtit ka dhuruar shumë lojtarë ofensivë (Martinez, Keita, Politano, Nainggolan), por puna e bërë në planin difensiv – me De Vrij, Asamoah e Vrsaljko – i ka dhuruar soliditet të ri zikaltërve, atë që ishte edhe në pjesën e parë të vitit të kaluar, por që i kushtonte sakrifikcën e golave të shënuar: sot Inter ka sulmin e dytë më të mirë në Serie A.

E në fund 20, si lojtarët që kanë luajtur titullarë në këtë sezon. Një vit më parë Spalletti kishte provuar 14, e kjo është shenjë që e gjithë skuadra i jep besim teknikut për të bërë rotacionin e duhur kur i duhet për Champions League. E duke qenë tek Europa, të gjithë numrat mund të jenë të nevojshëm, sepse të martën vjen Barcelona e duhet shumë punë për të ndaluar Suarez & të tjerët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *