• |
ide | kryesore

Pastërtia e Sandër Lleshit, çfarë thotë Autoriteti i Dosjeve

Lajme, Të fundit



Kandidatura e Sandër Lleshajt ka rezultuat e pastër sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Shkresat kanë mbërritur në institucionin e Presidentit të Republikës për verifikimin e figurës së Sandër Lleshajt.

Në shkresën e firmosur nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulaj, institucioni i cili është vënë në lëvizje pas kërkesës së Presidentit, theksohet se kandidati i propozuar nga Kryeministri Rama, Sandër Lleshaj nga verifikimit nuk rezulton të figurojë në dosjet e ish sigurimit të shtetit.

“Nga dokumentet e administruar nga ana jonë, si dhe nga verifikimet për z.Sandër Lleshaj, kandidati i propozuar nga Kryeministri për punën e Ministrit të Brendshëm, nuk figuron të këto material në dokumenet të ish-Sigurimit të Shtetit”, thekson dokumenti i firmosur nga Gentiana Sulaj.

Po ashtu, Institucioni i Presidentit ka marrë përgjigje edhe nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, siç njihet ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Në dokumentin e firmosur nga kolonel Nurendinaj dhe të publikuara nga gazeta Tema, theksohet se nga verifikimet për Sandër Lleshajn, nuk ka të dhëna për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë sigrinë kombëtare, apo të ketë marrë pjesë në aktivitet të kundraligjshme.

“Në përgjigje të kërksës Tuaj, datë 30.10.2018, “Kërkesë për Informacion”, ju informojmë se për zotin Sandër Lleshaj, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes nuk disponon të dhëna dhe informacione për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë sigurisë kombëtare apo aktivitetë të kundra ligjshme”, thekson shkresa e AIMS.



7 Comments

  1. Po kjo eshte pikerisht arsyeja qe Meta nuk e dekretoi.. se eshte i paster.

    Ne na duhen njerez me ‘ njolle ne biografi’ qe ti shantazhojme me vone dhe ti heqim kur te duam.

    Kete politike ndoqi qoftlargu per 25 bjet , me te tere njerzit qe emeronte.

    1. Moj bleta puntore ! Po sado u përpoqa që të gjej se kush paska pasur pushtet këto 25 vitet e fundit për të emëruar e nuk e gjeta veç Edi Ramën, se ai e nisi si ministër kulture dhe e përfundoi si kryeministër kal-ture. Ai ka mbi 20 vjet që nuk i është ndarë pushtetit lokal e qëndror.
      E kuptoj o birçe se ti e ke fjalën për doktorin, po tek doktori e ke të kotë që të ngjitesh se nuk i ke këllqet. Është shumë, shumë lartë për ty.
      Në mal ngjiten shqiponjat e jo bretkosat.

  2. Po per kryetarin e kuvendit, si do na i jepnit pergjigjen? Pra,,,edhe sikur, apo ka qene bashkepunetor i sigurimit, nga keto organe qe i komandon qeveria, ata, dhe ky te tere jane sot te paster, sepse ne pushtet jane qelbesirat, qe lajne pisllekun enjeri tjetrit.

  3. Blete ne thertore, osemiza Mu,,,,,t,,,Na gjej ndonje te ndershem ne kazanin e qelbesirave, qe nuk e keni zhulosur ju trashegimtaret kuqale. e qe pastaj punet te na ecin mire.

  4. Blete ne thertore, osemiza Mu,,,,,t,,,Na gjej ndonje te ndershem ne kazanin e qelbesirave, qe nuk e keni zhulosur ju trashegimtaret kuqale. e qe pastaj punet te na ecin mire.

  5. O bleta thertore, ose miza e Mu,,,t, na gjej ndonje te ndershem qe se keni bere pis ju kuqalet e rilindjes ne kazanin e qelbesirave qe keni mbledhur, Se se te jete ai qen tek dera, ky milet keshtu do qahet.

  6. Do të desha të dij se pse “të rekomanduarit” e Ramës, pothuajse të gjithë, figurojnë me disa emra e mbiemra të ndryshëm ?
    Ky gjenerali nga Mirdita përmendet me emrat Aleksandër e Sandër , shkurtim emri si Gjush nga Vangjush e mandej me mbiemrin, herë përmendet si Lleshi e herë si Lleshaj, duket për t’ju shmangur fjalës leshi.
    Nuk do ta paragjykoja zotërinë kurrë nga emrat e mbiemrat pasi ka qenë goxha gjeneral që ka bërë gjithato kualifikime në Gjermani.
    Një gje nuk e kuptoj lidhur me te.
    Mirditorët njihen si burra trima e në përgjithësi kundërshtarë të vendosur të komunistëve.
    Si është e mundur që një gjeneral mirditor të jetë kaq servil para një bojaxhiu si Rama, aq më tepër që ky është i biri i një firmëtari të dënimit me vdekje t[ një poeti antikomunist ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *