• |
ide | kryesore

“Pedonalen e Tiranës e bëri Basha”: Ish-ministri Ylli Pango: Mos na vidhni punën!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar sot me anë të një dokumenti nismën e Erion Veliajt për të shkatërruar pedonalen e Tiranës për ta shndërruar në një rrugë makinash që u shërben kullave që do të ndërtojë firma Fusha.

Por si demokrate e vërtetë ajo nuk ka nguruar të thotë se ajo është ndërtuar gjatë kohës kur bashkinë e drejtonte Basha.

“…me fondet e Bashkimit Europian, si nje projekt i bashkise se Lulzim Bashes me rreth 2 milion euro investim dhe u inagurua nga ambasadori i BE i kohes Ettore Sequi dhe nga kryebashkiaku Basha . Nderkohe zgjedhja per ta shnderruar ne pedonale nuk ishte e rastesishme por lidhet me rrenonjat e kalase se Tiranes, edhe me objekte me vlere te trashegimise kulturore, te cilat nese do hapej rruge makinash do ishin ne rrezik” – shkruan Zhupa. Por këtë shtrembërim të historisë nuk e ka duruar dot Ylli Pango ish-ministër i Kulturës i Berishës.

“Po thuhet nga zedhenesja e PD se pedonalen e ka bere Lulzim Basha. Jam i sigurt qe zoti Basha as qe pretendon se e ka bere kete pune se nuk ishte kryetar bashkie kur u be projekti dhe na u dha fondi nga BE. Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kultures e cila beri dhe projektin e pedonales. Kur u be projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Une isha minister i Kultures. Pedonalen e Tiranes, nuk e bera une, por stafi im i Ministrisë ku beja pjese dhe une si Minister. Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonje levdate as shperblim por te respektojme te verteten… Ju lutem mos pervehtesoni punen e nje stafi te tere. I KA KRYER MINISTRIA e KULTURES te gjitha keto pune te mira e te tjera nga 2007-2009. Ju lutem na shani, na dërrmoni, na injoroni. PUNEN mos e pervehtesoni”! – ka shkruar Pango në Facebook.



7 Comments

  1. Prandaj eshte cope cope, e shemtuar dhe gjysem e shkateruar se e ndertuar me cilesi beterr…Une te isha do kisha heshtur se eshte e turpshme..

  2. Basha e ke bere pedonale ai ka dokumenta si thote saliu,por e ka bere ne vitin 2010 kur ishte min I rendit,por shushkat e pd nuk kane jetuar ne Tirane ate kohe.

  3. Pedonalja sot eshte nje oaz relaksi per kryeqytetasit. Jo vetem qe nuk duhet lejuar te prishet por ka nevoje urgjente te nderhyhet ne restaurimin e tij, sepse eshte shume e demtuar. Cilesia e dobet e punimeve ka bere qe pllaket e shtruara me mermer te luajne te gjithe. Gjithsesi te mos lejohet prishja e pedonales, por te krijon dhe shume te tjera ne te gjithe tiranen.

  4. Te mos prishet shkruan ky -pedonalja-po ne ku do ndertojme ndonje pallat apo kulle tek mali me gropa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *