• |
ide | kryesore

Polemika/ A e kthente dot Meta mbrapsht Sandër Lleshin? (neni i kushtetutës)

Arkiva, Lajme, Të fundit



A ka të drejtë Presidenti në Republikën tonë të kthejë mbrapsh një dekret për ministër të propozuar nga kryeministri? Këtu palët ndahen në dysh. Ilir Meta pretendon se nuk është noter që të firmosë çdo anëtar kabineti që i vjen mbi tavolinë. Madje që gjatë fushatës elektorale, kur ishte ende prezitend i zgjedhur por që nuk kishte marrë ende detyrën, ai e deklaroi publikisht se nuk do të dekretonte njerëz të korruptuar apo të lidhur me krimin.

Por ndryshe mendojnë ata që e shpjegojnë kushtetutën duke i dhënë Presidentit vetëm rolin ceremonial të firmosësit. Në të gjitha republikat parlamentare si Shqipëria, vullneti është i kryeministrit dhe ky vullnet verikohet nga Parlamenti, ndërsa presidenti ka vetëm 7 ditë kohë për të kryer veprimin solemn të dekreteve të shkarkimit dhe emërimit të ministrave. Pra sipas këtij interpretimi afati 7 ditor i nenit 98 të kushtetutës është detyrues për kreun e shtetit që i kufizon dhe kohën kur ai duhet të firmosë dekretin. Ja ç’thotë neni që është vënë në qendër të polemikave:

Neni 98
1.Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenga 7 ditësh
2.Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Se cili ka të drejtë në këto interpretime mund ta vendosë vetëm Gjykata Kushtetuese. Por falë reformës në Drejtësi, ajo dalngadal po mbush vitin jashtë funksionit.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Detyrat e presidentit lane shkurtuar, sa nje pjese te madhe kompetencash ia ka marre KM, e pak nga parlamenti. Por prape, presidenti eshte kryetari i sigurise kombetare, e qetesise publike. Ne kete mes, vendimi per mos firmosjen e dekretit per minister LLeshin, eshte kompetence e tija dhe e askujt tjeter. Edhendodh, qe diktatori rilindas, ashtu si ka vepruar deri me sot ne emerimet ne institucionet qendrore te vendim marrjevepushtetore, vendos fuqine e pushtetit te tije te servileve e lepiresve ofiqare qe te marre vendim konder presidentit, ashtu sic ka vepruar der me sot. Ketu nuk mund te diskutohet me per rregulla demokracie, sepse vendi eshte i pushtuar nga qelbesirat rilindase, me prejardhje kuqalesh.

  2. Po sipas teje i ngrihet presidentit mos te firmos deri ne fund te mandatit dhe kjo i bie te jete pozitive?pse presidenti hajdut ska faj ne kte mes vetem rilindja e ka fajin.po na behet dhe skrapari kryeqytet djepi kultures i futbollit dhe biles i patinazhit artistik.ik o loqe djal

    1. Shume mire e ka luajtur. E ka qare… Pse, vetem Edi te perfitoje nga mungesa (shkaterrimi i qellimshem) i Gjykates Kushtetuese? Edhe ne se popull na lumte, qe rrime e shohim si luhet loja dhe si ndahen pazaret ne kurrizin tone…

      1. Tani mbetet per t’u zbuluar nese kete “puc” e ka bere ne bashkepunim me Xhafen, dhe nese Erioni ferkon duart ne heshtje.

  3. Duke lënë mënjanë ligjet e deri Kushtetutën, “nuk ka bir kurve” që të na mbushë mendjen, se një servil i deklaruar i Ramës, si gjenerali Lleshi, do të sjellë ndonj të re pozitive në ministrinë e mbrendëshme.
    Një president, kushdo qoftë ai, mjafton të dëgjonte këtë “kandidat” për ministër të thotë se po dështoi siguria e lufta kundër kriminalitetit fajtor do të jem unë e po të ketë sukses, meritat do ti ketë kryeministri, që të druhet për ta hedhur firmën e dekretimit.
    Shpesh herë servilët janë më të dëmshëm për shoqërinë edhe se keqbërësit.
    Keqbërësi po u kap me presh në duar, do të arrestohet e ndëshkohet.
    Por servili pa u ndjerë, ja mbyll veshët e sytë drejtësisë apo e duke lajkatuar eprorin, e shtyn ate të bëja edhe më shumë marrëzira apo edhe faje.

  4. Meta ka mbeshtetjen e nderkombtareve. Rama thjesht po mbyll ditet ne vajtim.

    Akoma nuk kemi nje prezantim zyrtar te ambasadorit te BE-se dhe takim zyrtar me kryeministrin e vendit. Rama thjesht po ruhet mos ti qihet linda e zaho bashke nga mafia qe e solli ne pushtet

  5. Une e shoh kete gje si nje rezistence ndaj ‘ personave qe kane mbeshtetjen e nderkombetareve’ .. fakti qe LLeshi nuk eshte pjestar i Shikut, ( ne kuptimin e mire te fjales) dhe qe mund te jet i pa kontrollueshem e ben kete kandidature te papershtatshme. Ne shumicen e vendeve demokratike , ministrat e brendshem jane pjestare te sherbimeve sekrete te atyre vendeve.
    Situata ka degraduar aq shume ne shqiperi sa qe te hujat po vendosin ke duhet te veme ne minister apo jo, dhe kjo jo per fajin e tyre.. por ne vete ja u kemi dhene ate status, pasi me ministrat e zgjedhur nga ne eshte bere muti kala , sic thote populli.

    Tani problemi qendorn , do ti ulim breket dhe me shume perballe nderkombetareve ? Apo jemi ne gjendje te gjejme nje person ( antar te shikut ) qe nuk varet as nga saliu , as nga rama dhe as nga meta , per ta bere ate pune e ministrit sic duhet ?

    Nese nuk e bejme dot kete gje .. atehere…. bujrum nderkombetareve te na vini kushte dhe preferencat tuaja se ne nuk e nxjerrim dot vete gomarin nga balta.

  6. B.ole madh,,,,ruaji se mos ti ha ujku tuaj qe i ka per zemer, e sa per keshillat e ate qe thua, nuk jane me shume se nje leter higjenike, per te fshire e mbuluar kurvokracine e sektit tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *