• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në Tropojë, hidhet në erë lokali

Lajme, Të fundit



Një shpërthim tritoli ka alarmuar banorët e qytetit të Bajram Currit në Tropojë ditën e sotme. Policia bën me dije se shpërthimi i tritolit ka ndodhur në lagjen “28 gushti”. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të një lokali në pronësi të qytetarit me iniciale S.Gj.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forcat e policisë shkuan në vendngjarje për të mbledhur provat. Grupi hetimor është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, si dhe për të identifikuar autorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *