• |
ide | kryesore

Unaza e madhe e Tiranës investim 210 mln euro. Punimet do të zgjasin 2 vjet

Lajme, Të fundit



27 miliardë lekë ose mbi 210 milionë euro do të jetë kosto e ndërtimit e të gjithë “Unazës së Madhe” të Tiranës, përfshirë edhe rehabilitin e plotë të segmentit të parë të hapur sheshi “Shqiponja”-Pallati me Shigjeta.

Afrim Qendro, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se së bashku me kontratat që do të lidhen në nëntor, punimet do të zgjasin dy vjet.

E gjithë Unaza ka një gjatësi prej gati 18 kilometrash dhe ARRSH e klasifikon si autostradë urbane.

Në tenderin e fundit u shpallen tre kompani fituese që do të rehabilitojnë aksin ekzistues rrethrrotullimi i Doganës-Pallati me Shigjeta, firma “Biba x” për lotin e parë, “Salillari” për të dytin dhe “Victori Invest Internacional” për të tretin.

Në total, kosto për këtë segment shkon në rreth 40 milionë euro. Pikërisht ndërtimi i mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” do jetë pjesa më e vështirë e projektit dhe devijimi i trafikut do të jetë sfidë më vete/ Tch



2 Comments

  1. 18 kilometra baraz me 210 milion euro??????? Kjo eshte rruge apo hidrocentral ????…… . Dmth 1 Km baraz me 11,6 milion euro. Hajde gallate hajde. Keta jo prokuroria por edhe merhumi te ishte cu nga vorri do ti kishte vare ne mes te pazarit. Po ju dhjefsha shoqerine civile, organet ligjzbatuese, dhe te gjithe shtetin, kjo eshte VJEDHJE ashiqare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *