• |
ide | kryesore

Video / Morata tërheq Chelsea drejt fitores, Man.City dhuron spektakël ndaj Southampton

Sport



Alvaro Morata ka qenë heroi i fitores së sotme të Chelsea ndaj Crystal Palace. Sulmuesi spanjoll ka vijuar me formën e tij të mirë të kohëve të fundit duke udhëhequr Blutë e Londrës drejt suksesit në Stamford Bridge në Premier League të dielën. Alvaro Morata ka shënuar në minutën e 32′, duke përfituar brenda zonës, në një krosim të Pedros. Veprim prej sulmuesi tipik ai i spanjollit, që lejon Sarrin të qetësohet në pankinë. 1-0 janë futur skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, Andros Townsend i ka shkaktuar dëshpërim Maurizio Sarrit me golin e shënuar në Stamford Bridge, me rifillimin e pjesës së dytë. Mesfushori ka realizuar në minutën e 53′, duke barazuar ndeshjen me Chelsea. Numri 10 dogji në sprint David Luiz, duke mposhtur portierin me një diagonale të saktë.  Por Chelsea nuk heq dorë nga fitorja dhe rikthehet në avantazh në ndeshjen ndaj Crystal Palace. Blutë nuk janë goditur moralisht nga barazimi i miqve, por kanë gjetur golin e dytë pas 13′ minutash. Alvaro Morata ka shënuar në të 65′, duke kaluar përsëri në avantazh Blutë. Nuk mbaron këtu pasi në të 70′ është Pedro ai që trefishon për Chelsea. Pas kësaj ndeshje ekipi i Sarrit grumbulljn 27 pikë, 2 më pak se City kryesues i Premier League.

Brutal, dërrmues, spektakolar. 6-1 i  Manchester City ndaj Southampton e lë imagjinatën të lirë. Gjithçka nisi me një autogol të Hoedt në minutën e 6′ duke i dhënë avantazhin Qytetarëve. Por pas vetëm 12′ minutash ekipi i Guardiolës arrin në 3-0 (S. Agüero (12) David Silva (18) duke i dhënë vetes luksin të argëtohet për pjesën e mbetur të takimit. I vetmi gol për miqtë u shënua me penallti nga Ings në minutën e 30′, ndërkohë që në të 45’+2 Sterling ka shënuar të katërtin për të tijtë. Edhe në pjesën e dytë ka vijuar spektakli i City me dy gola të tjerë. Është sërish Sterling në 67′ dhe Sane në 90’+1.  Një tjetër triumf i City ndaj Southampon që e sheh veten ende nën fuqinë e mallkimit të “Etihad Stadium”, tek i cili regjistron 8 humbje dhe 1 barazim në 9 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Me tri pikët e marra sot City grumbullon 29 pikë në krye të Premier League, ndërsa Southampton sot shënon ndeshjen e shtatë pa fitore në kampionat duke mbetur në kuotën e 7 pikëve në vendin e 16 të renditjes.

https://www.youtube.com/watch?v=7ltN8gL_mlk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *