• |
ide | kryesore

Vrasja në ish-Bllok, jepet masa e sigurisë për Ervis Martinajn

Lajme, Të fundit



Gjykata vendosi ndaj Ervis Martinajt masën e “30 ditë burgim”, ndërsa organi i akuzës kishte kërkoi arrest me burg pa afat për 36-vjeçarin që mbeti i plagosur në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-bllokut.

Martinaj ishte në përfundim të masës së sigurimit burg me afat 30 ditor, i dhënë nga gjykata, në datën 7 tetor të një muaji më par. Organi i akuzës siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Në ngjarjen e rëndë, u ekzekutua me armë zjarri, Fabiol Gaxha, teksa u plagos, Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato. Për këtë të fundit gjykata ka vendosur më herët masën shtrënguese të sigurisë atë të “arrestit në burg”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *