• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, 6 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Raportohet se janë plagosur disa persona. Incidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Njoftimi i policisë

Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shstetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *