• |
ide | kryesore

Champions problematik për Juventus: Pas Bernardeschi, ndalen edhe Cancelo e Matuidi

Sport



Dyshime të forta për teknikun e Juventus, Massimiliano Allegri, në vigjilje të ndeshjes së Champions me Manchester United, në program të mërkurën në mbrëmje në Torino. Blaise Matuidi – sipas asaj që bën të ditur vetë Juventus – ka kryer stërvitje të diferencuar, për të finalizuar rikuperimin nga shembja në kockën e legenit. Ky është një tjetër problem për teknikun, që është tepër i preokupuar për gjendjen e Joao Cancelo. Portugezi ka një lodhje muskulore në kofshën e majtë dhe është gjithashtu në dyshim për të mërkurën. Do të vlerësohet ditë pas dite trauma në kaviljen e majtë, pësuar nga Bernardeschi, që ende nuk kishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në mes.

Nuk është një situatë e thjeshtë për Allegri vetëm dy ditë nga java e katërt e fazës së grupeve të Champions kundër Manchester United. Përvec Matuidi, Cancelo e Bernardeschi, në fakt, tekniku duhet të shohë me kujdes edhe gjendjen e Douglas Costa, që ndjen një lodhje muskulare në kofshën e majtë.

Lajmi i vetëm i mirë për teknikun e bardhezinjve është se Chiellini e Mandzukic janë kthyer të stërviten me grupin, por ende nuk mund të jenë në formën më të mirë edhe pse ndoshta mund të shtrëngojnë dhëmbët për të qenë në fushë kundër Djajve të Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *