• |
ide | kryesore

Conte kërkon 23 milionë dëmshpërblim nga Abramovich: ja kartat që kanë palët në gjyq

Sport



Antonio Conte, pas shkarkimit nga Chelsea, nuk luan më në fushë por në gjykatë dhe është një sfidë e fortë me pronarin e londinezëve Roman Abramovich. Një lloj larje hesapesh, për të cilën tekniku dhe avokatët e tij po punojnë me organet e drejtësisë angleze për atë cfarë është rënë dakord në kontratën e zgjidhur njëanshmërisht në fillim të korrikut nga Chelsea. Duke bërë llogaritë, në kërkesat e italianit, Chelsea i detyrohet 13 milionë euro për ndërprerje të mardhënieve të punës, ndërsa dëmi i imazhitvlerësohet nga 5 në 10 milionë euro.

Në këtë maratonë juridike ka patur dy shtyrje të vendimit. Chelsea i ka kërkuar për të gjetur një marrëveshje me Conte. Por tekniku nuk është paraqitur në takimin me avokatët e Abramovich, duke bërë të qartë se nuk pranon marrëveshje. Chelsea edhe në të kaluarën ka qenë në qendër të situatave të tilla, edhe me vetë Mourinho. Mbrojtja e londinezëve në këtë rast lidhet me cështjen Diego Costa. Qendërsulmuesi spanjoll në maj 2017 bëri public sms me të cilën Conte e kishte përjashtuar nga grupi. Një akt i fortë, lindur nga kontradiktat e mëparshme: trajneri e zkuonte se nuk stërvitej e se kondiciononte shokët. Blutë tani akuzojnë trajneri se i detyroi ta shisnin tek Atletico. Situatë të cilës Conte i përgjigjet: Costa është shitur 54 milionë, me një plusvalencë gati 30.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *