• |
ide | kryesore

Dashnorët e rremë të Kushtetutës

1, 2, Ide



Nuk ka dyshim se Ilir Meta ka marrë jo vetëm një vendim të pa precedent, por edhe shumë të debatueshëm, duke vendosur të mos i dekretojë Ramës kandidaturën për ministër të Brendshëm.

Ai nuk ka ndjekur as trashëgiminë e paraardhësve të tij, që nuk kanë guxuar ta hedhin këtë hap dhe as shembujt më të mirë të presidencës së vet, kur ka shpjeguar me detaje aktet e forta që ka ndërmarrë.

Por këto pikëpyetje, që e bëjnë edhe më të mistershme “djegien” e Sandër Lleshit, sado të errëta qofshin, nuk e justifikojnë aspak kryqëzatën e ndyrë që të gjithë mbështetësit e Rilindjes kanë nisur kundër presidentit.

Sepse, po të shihet me kujdes, i gjithë mllefi i tyre buron nga një premisë: nga dashuria e tyre për ligjin themeltar të shtetit, i cili po u përdhoska nga presidenti që përfiton nga fakti se vendi gjendet pa Gjykatë Kushtetuese.

Duhet thënë që në fillim, se dashnorët e rinj të Kushtetutës, nuk flasin si konstitucionalistë, por thjeshë si ramistë. Sepse po të ishin të merakosur për të parën, ata do ta kishin ngritur zërin me kohë. Ata do të kishin folur kur çorba speciale e grabitjes Rama- Fusha u miratua në parlament, ata do të kishin reaguar kur ligjet kundër ish pronarëve ndryshuan sipas orekseve të pushtetit, ata do të kishin ngritur zërin kur marrëveshja e detit me Greqinë përparonte në fshehtësi nga publiku.

Të gjitha këto kanë ndodhur në mungesë të një Gjykate Kushtetuese dhe askush nga kritikët e sotëm të Ilir Metës nuk është ndjerë. Sepse atyre nuk u intereson ligji, por idhulli i tyre i paprekshëm.

Në fakt, i gjithë ky debat, që mund të zhvillohhet vetëm nga një grusht i vogël juristësh të kualifikuar, i ngjan në thelb një diskutimi tejet më banal, që po gëlon në të njëjtat mjedise. Ato njëzëri po i referohen pjesëve nga libri KURBAN, ku Rama e përshkruan vëllain e tij armik të së majtës, si një paranojak të çekuilibruar. Pra edhe këtu, ata e shohin fajin tek Meta, që në rastin e mosdekretimit po sillet fiks ashtu sikurse kryerilindasi e kishte portretizuar në vitin e largët 2011.

Kulmi i mungesës së sinqeritetit.

Sepse po t’i kishin besuar vërtet atyre që kanë lexuar në lbrin e tyre të shenjtë KURBAN, së paku do t’i kërkonin llogari, Edi Ramës, kur vendosi të bëjë qeveri me Ilir Metën në 2013, apo do ta bënin copë e çikë kur vendosi ta bëjë kryetar shteti në 2017.

Atëherë heshtën. Prandaj sot, sa herë që flasin, nuk e bëjnë nga besimi, por nga nevoja dhe nga hidhërimi.

Nëse duam të diskutojmë për precedentin e fortë që ka vendosur presidenti, nëse duam të kuptojmë zërat pro dhe kundër tij, nëse mëtojmë të gjejmë arsyet e drejta apo të errëta të Ilir Metës, së pari duhet të bëjmë dy gjëra.

Fillimisht duhet të heqim mënjanë daullexhinjtë që bëjnë zhurmë për llogari të Edi Ramës. Dhe pastaj duhet të kërkojmë ringritjen e një Gjykate Kushtetuese, mungesa e së cilës nuk i shërbeka vetëm mëkateve të pafundme të kryeministrit. Ajo mund t’u përdorka njësoj edhe nga kundërshtarët e tij.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Mos dekretimi/ Tre dilema rreth përplasjes Meta – Rama



16 Comments

  1. Ne se nuk isherben diktatorit, qe te jeshe pro tere vendimevete tije, do quhesh me nofkat me te liga qe kane rilindasit e servilet e tyre. Keshtu po ndodh edhe me aktin e fundit te veprimit te presidentit. Presidenti eshte mbrojtesi i kushtetuteshmerise, e kryetr i mbrojtjes se vendit, pra kuushtetute ka , e ligje, ka, atehere,,,ne ket vendim , presidenca edhe mund te kete pretendime, e informacione te duhura, dhe te mbeshtetura ne ligj qe LLeshi te mos dekretohet. I kemi pare ministrat e Rames se ckane bereme drogen, e si kane mbrojtur njerezit e tyre te implikuar, andaj perse mos ti jepet drejte presidentit? Te propzohet nga shoqeria civile person qe te jete ne profesion i zoti por te mos emerohet nga hileqari, qe e ka firmosur vete padrejtesine e ketij vendi ne cdo qelize tese drejtes.

  2. Ore X kuptohet qe je injorant! A ke lexuar ndonje liber apo gazete ne jeten tende!? Sa klase shkolle ke bere? Antibushat eshte kush eshte i ndershem shqiptar! Andi eshte sherbetor!

    1. Ore ti me pseudonimin une.
      Bushati eshte nje sherbetor kalemxhi, ndersa ti nje bole lepires delenxhi.
      Me ate te gjatin dhe sfungjera me shume vrima si pyna jote shqipreria definitivisht s’behet.

    2. “une”,A.Bushati eshte opozitare(përballë,kundër),prandaj,automatikisht nuk eshte sherbetore.
      Sherbetore eshte ai qe i lepihet qeverise,qe te perfitoi. Erion Isai ju servilos qeverise duke dale
      kundra atyre qe jan kundra shembjes se Teatrit.Dhe kete sherbetore,Rama e shperbleu duke e
      bere Drejtor te Teatrit të Kukullave.Mos flasim per djalin e Mero Bazes,qe ka perfitur nga
      servilizmi i Babait te tij pa fund nga fondet shtetrore.

  3. E vertete Bushat. Kush di nonje gje per “sherbtorizmat” le ta thote, Perndryshe te heshtin sa nuk jane bere bajat fare.

    1. O njeri! Pse nuk meson si shkruhet shqipja dhe na kurse “Shebtorizmat”? Pas presjes, ” o njeri”, vazhdohet me shkronje te vogel! Si mund te kuptosh ti “njeri” prapaskenat e politikes shqiptare kur nuk di shqip?! Si mund te kuptoje ari apo zigurr qarri kur jeni gjysem analfabete?! A keni aq tru ju qe vetem shani per te kuptuar Saliun,Meten,Ramen dhe bilbilenjte Tosi,Bushati etj.?

      1. “une,ari ,shok i zigurr qarri”,ti je semure psiqik.Mos e merr si ofendim,sepse nuk me
        ke bere asgje te keqe,por duhet te vizitohesh sa me shpejt.Ke ç’rregullime te theksuara
        te personalitetit.

        1. Zigur Qarri kur njeriu eshte i semure visitohet tek doktori merr ilacet,si Saliu dhe sherohet! Ndersa injoranca eshte kancer per njeriun! Dhe ju saliniane jeni injorante!

  4. Te gjithe hame mut kot,askush nuk pyet dhe askush nuk na pyet,eshte thjesht loje qe luhet pa top.Mjere ata qe humbin,ndersa per gjykate dhe kushtetute as qe behte fjale fare.Taho droga e deshmoi qarte shtetin,perderisa kemi Rama,Mata,Basha,Berisha,Nano etj sharlatane as qe behet fjale per shtet vetem pazar.

  5. Tere jeten te huajt popullin shqiptar e kane quajtur shtet jo formues(shiko edhe kosoven njelloj),prandaj edhe tallin bythen me ne se na njohin mire.Nje fajdexhi kemi president,nje narko psiko e kemi K/m,nje hajdut genjeshtar e kemi opozitar,nje femer pa din dhe iman e kemi gruan e nates se presidentit dhe diten presidentin e gruas,nje bandit pauniforme rrugaci qendron ne hije dhe lidh e pret fijet e politikes?Pak e kemi ,edhe pak tere rrugacet do te kene lapidar dhe dekorata.Mender hale eshte pak,dicka e keqe ndoshta shume keqe na pret.

  6. Në këtë historinë e fundit të Ramës, me shkarkimin e Xhafës pa e motivuar shkarkimin e propozimin e “gjeneralit”, ushtarr besnik të tij, Sandër Lleshi për ta zëvëndësuar ate si ministri i tretë i mbrendshëm mbrenda 5 viteve, ajo që duhet analizuar, është deklarata e presidentit Meta, se ka ikur koha kur për çdo gjë duhet të vendosë sekretari i parë i partisë.
    Dëgjova mbrëmë në debatin opinion qejfllijtë e Ramës, që veprimin e Metës e “dënonin” si politik e jo konstitucional. Meta sipas tyre paska shkelur kushtetutën se presidentin, Rama me ato ndërhyrjet e tij ligjore, e ka shndruar në një figurë tërësisht formale.
    Sander Lleshi, qoftë si gjeneral e qoftë si një i propozuar për ministër të mbrendshëm, nga çfarë dëgjova në ate debat, e paska shkelur me të dy këmbët Kushtetutën.
    Presidenti është njëkohësisht edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë e nëse një gjeneral i thirrur prej tij, refuzon takimin me te, ai mund ti kalojë edhe gjyqit ushtarak.
    Sipas Kushtetutës, është presidenti ai që ka të drejtën e dekretimit të një ministri, e nëse një i propozuar nga kryeministri si ministër, nuk pranon të takohet me presidentin, nuk mund të jetë më një ministër legal, pasi ka krijuar preçedentin antidemokratik të injorimit të një presidenti të zgjedhur nga mazhoranca parlamentare aktuale.
    Dëgjova që debatuesit në opinion, t’ju referoheshin rasteve të ngjashme në Itali e gjetkë kur presidenti ka rrëzuar ndonjë ministër të propozuar nga kryeministri.
    Po a nuk u bë këto vitet e fundit Shqipëria si rekordmene e trafikut të drogave të lehta e të forta në Europë ?
    Kur do të heqin dorë disa analistë shqiptarë që për problemet juridike e konstitucionale problematike shqiptare, t’ju referohen vendeve të tjera europiane me demokraci të konsoliduar ?
    Për rastin në fjalë.
    Kemi dy ministra të mbrendshëm të larguar njeri pas tjetrit të akuzuar si të përzjerë ne trafikun e drogës edhe me familjarët e tyre. Ministri i ri i tretë i propozuar, duke qenë vetë për pesë vite “këshillzar i sigurisë” i kësaj qeverie, ka bërë një deklaratë publike që nuk të lë asnjë shpresë se do të ndryshojë politikën e tij nga kryeministri e ministrat e shkarkuar, pasi i quan “të suksesshëm” që të tre..
    Duhej të mjaftonte vetëm kjo deklaratë publike e z.Lleshi, që jo vetëm presidenti por edhe i gjithë opinioni publik shqiptar të mos kishin besim se Lleshi apo Lleshaj mund të sjellë ndryshime pozitive në ate dikaster.
    Më së fundi, kur do të përzgjidhen në poste drejtuese partiake e shtetërore në Shqipëri, persona që nuk kanë disa emra e mbiemra të ndryshëm ?
    Këtë veçori Shqipëria e ka që me kryeministrin që akoma nuk dijmë si ta thërrasim, Edvin apo Edi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *