• |
ide | kryesore

Kacifas, Dule i shkruan Metës: Ndërhyj të varrosim trupin

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke kërkuar angazhimin e tij për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

“Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të komunitetit grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indiferencë burokratike dhe formalitete justifikuese”, shkruan Dule.

35 vjeçari Kaçifas mbeti i vrarë më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat e policisë. Ai u qëllua për vdekje nga Forcat RENEA.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *