• |
ide | kryesore

Kapen me kokainë dhe marijuanë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën disa lloje drogash.

Ndalimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë, ndërsa nervozizmi i dy të rinjve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat më pas vijuan kontrollin edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë, marijuanë.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë Aleksandër Zhava, 29 vjeç dhe Lisa Zille, 24 vjeçe. Të rinjtë priten të dalin para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë gjatë ditës së sotme. Sasia e drogës së kapur nuk bëhët me dije, ndërsa hetimet vijojnë për këtë rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *