• |
ide | kryesore

Kapet vrasësi i Emiljano Boçit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 20 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

20-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D.

Emilliano Boci është gjetur fillimisht i plagosur me armë zjarri në makinën e tij. Kanë qenë qytetarët të cilët panë 32-vjecarin të plagosur brenda makinës, që njoftuan policinë. Boci u transportua menjëherë në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe 27-vjeçari M.D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet nga policia thanë se viktima Emiljano Boçi dhe i plagosuri kanë qenë bashkë dhe janë qëlluar nga një person i tretë, ende i paidentifikuar.

Por, kush është Emiljano Boçi, i cili në 14 janar, u vra me armë zjarri në Tiranë?!

32-vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 26 korrik 2010.

Boçi është shpallur fajtor për dy vepra penale, atë të Vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në gjendje të tronditjes se forte psikike dhe Prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake. Për këto vepra ai është dënuar me 5 vite burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *