• |
ide | kryesore

Komandanti i KFOR-it: Kosova të formojë ushtrinë e saj

Lajme, Të fundit



Komandati i KFOR’it, gjenerali Salvatore Couci, po cilëson se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, mirëpo e ndjeshme. Në një intervistë për median italiane “Agi”, Cuoci ka thënë se nga 55 mijë pjesëtarë pas përfundimit të luftës, misioni paqeruajtës i NATO-s tani numëron afër 4 mijë të tillë.

“Situata në Kosovë është stabile mirëpo e ndjeshme. Pas konfliktit të armatosur, në Kosovë ishin 55 mijë ushtarë të KFOR-it. Tani janë afër 4 mijë. Më nuk kemi të bëjmë me incidente ndër-etnike. E vetmja që mund të jetë problematike është Manastiri i Deçanit, mirëpo edhe ai mbrohet nga ushtarët e KFOR-it”, ka thënë ai.

Sipas komandatit të KFOR-it, në Kosovë ekzistojnë ende sfida të cilat e imponojnë prezencën ushtarake ndërkombëtare.

Si një të tillë ai përmend Rezolutën 1244, e cila situatën mes Kosovës dhe Serbisë e cilëson si një konflikt të ngrirë.

Çështje shumë të rëndësishme në të cilën Kosova duhet të fokousohet, Cuoci e cilëson transformimin e FSK-së në Ushtri dhe dialogun me Serbinë, përcjell lajmi.net.

Cuoci tutje ka cilësuar se prezenca ndërkombëtare në Kosovë është e domosdoshme.

Si shembull për këtë, ai merr misionin e EULEX-it, i cili tashmë është transformuar në këshilldhënës për sistemin e drejtësisë.

Ai ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet Kosova në aspektin e sigurisë, ku ka përmendur dallimet ideologjike mes shqiptarëve dhe serbëve.

Cuoci foli edhe për radikalizmin islamik në Kosovë, ku tha se asnjë shtet në botë nuk mund të konsiderohet si imun ndaj kësaj dukurie.

Sipas tij, institucionet e Kosovës brenda një kohe të shkurtër kanë arritur të kenë një strategji efikase për uljen e ikjes së luftëtarëve në konfliktet e jashtme, si dhe në de-radikalizimin e atyre të rikthyerve.

Siç shprehet ai, radikalizmi lidhet ngusht edhe me gjendjen ekonomike në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *