• |
ide | kryesore

Largimi nga qeveria/ Xhafaj akuzon SHISH për audiopërgjimin e të vëllait

Lajme, Të fundit



Në takimin e fundit që pati me policët në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj akuzoi opozitën dhe mediat për sulmet që i ishin bërë familjes së tij. Xhafaj tha se për atë çështje, “pati mbështetjen e kryeministrit”, por sipas tij në jo pak raste opozita “u soll në mënyrë jo humane”.

Xhafaj preku edhe skandalin e të vëllait, që sot vuan dënimin për trafik droge në Itali dhe audiopërgjimin që iu bë nga Albert Veliu dhe në këtë moment, la të kuptohet përfshirjen e SHISH në këtë çështje.

Ish ministri e quajti atë “një montazh komplet kriminal në audio përgjimin, ku u përfshinë segmente të agjensive ligjzbatuese vendase”.

Përfshirjen e Shërbimit Informativ në këtë histori e ka përmendur edhe prokuroria dhe është konfirmuar edhe nga Albert Veliu.



5 Comments

  1. nuk pushojn monstrat se hengri mut stalini as pas 75 vitesh.opozita e shish i paskan fajet edbinit e fatmirit,xhuxhit e tahirit we trafikojn drog e denohen ne shtet tjera.ky esht fillimi i marrezis.

  2. Pse na qenka krim që Shërbimi Informativ shqiptar të ketë përgjuar një trafikant droge të dënuar me 7 vjet burg në Itali e që vazhdonte veprimtarinë kriminale duke u fshehur në Shqipëri nën mbrojtjen e vëllait ?

  3. Po ai di xhafa kopetencat e sherbimit informativ?Apo te pergjoje te tjeret dhe shpuren e tyre ta lere te bejne c’te duan .trafikimin ,krimin,grabitjen ,dhunimin.Ai e di ndofta qe sherbimi informativ duhet te jete koperative qe te mbjelli e te korri hashash.

  4. Po sh.i.sh badjava nuk punon. Kush e mbeshtet vall?? Rini te kelysherit e fuksave injorante te enverit.se jeni mire aty. Jeni vetvetja. Pse deri te stalini?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *