• |
ide | kryesore

Lojtari më i shtrenjtë në botë vlen 200 milionë euro dhe nuk është Messi: në 10 mbrojtësit e krahut më të shtrenjë është Hysaj

Sport



Në një kërkim të Cies Football Observatory, që ka publikuar kuotat e lojtarëve më të kushtueshëm të futbollit Botëror, duke përdorur algoritmin e tyre, mes atyre në qarkullim është Kilian Mbappé më i shtrenjti. Sipas këtij projeksioni, francezi udhëheq klasifikimin, përpara Harry Kane e shokut të skuadrës Neymar. Ylli i futbollit francez, i sapo kurorëzuar kampion bote në Rusi, nuk ka mbushur ende 20 vjec por ka një kuotim që superon 200 milionë.

Në podiumin e lojtarëve më të kushtueshëm, Mbappé ka lënë pas Harry Kane e shokun e skuadrës tek PSG Neymar. Vetëm i gjashti Messi, nuk është fare në top10 Cristiano Ronaldo, ndërsa kandidati për Topin e Artë Griezmann është i nënti.

Ky është klasifikimi. 1. Kylian Mbappe (PSG): 216,5 milioni 2. Harry Kane (Tottenham): 197,3 3. Neymar (PSG): 197 4. Mohamed Salah (Liverpool): 173 milioni 5. Philippe Coutinho (Barcellona): 171,3 milioni 6. Lionel Messi (Barcellona): 170,6 milioni 7. Raheem Sterling (Manchester City): 164,6 milioni 8. Lukaku (Manchester United): 164,3 milioni 9. Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 157,7 milioni 10. Paulo Dybala (Juventus): 155,6 milioni.

Mes portierëve më i cmuari është mbrojtësi ekstrem i Manchester City, Ederson, përpara Ter Stegen e Allison. Ndër mesfushorët Delle Ali ka lënë pas De Bruyne e Pogba, ndërsa për kënaqësinë e tifozëve kuqezinj Elseid Hysaj është përfshirë në 10 lojtarët më të mirë të krahut, i vlerësuar 51.3 milionë euro në vendin e shtatë, pas juventinit Joao Cancelo.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *