• |
ide | kryesore

Ministrja e Kulturës sqaron mesazhin që trazoi rrjetin: Mos bini pre e përkthimit të gabuar. Mirëkuptoni qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin

Lajme



Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar një ditë pas postimit ku përcillte një mesazh për qytetarët që t’i rikthehen librit. Forma e zgjedhur prej saj bëri xhiron në rrjetet sociale. Përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook, ajo sqaron mesazhin ku nënvizon se:

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti?”, shkruan Kumbaro.



3 Comments

  1. Po ta kishe cituar autorin o bibe! E gjithsesi mbetet fakti qe Ministri i Kultures publikon statuse me “t’*ime”. Kjo si me qene adoleshente gjimnazi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *