• |
ide | kryesore

‘Mos u q*ni me ata që s’lexojnë libra’, shfajësimi i Kumbaros dhe memet që ‘pushtuan’ rrjetin (FOTO)

Pikante

Prej gati 24 orësh në rrjetet sociale çështja më e komentuar është një postim në Twitter i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo kishte përdorur shprehjen e një regjisori amerikan, i cili u sugjeronte femrave të mos shkonin në shtrat një person që nuk lexon libra. Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente humori i zi. Lapsi.al sjell disa nga memet që u bënë më së shumti virale. Ndërkohë sot në mesditë ministrja Kumbaro reagoi për sqarimin e situatës.

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Ëaters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim, I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti”, shkruan Kumbaro.

Prej disa ditësh Ministria e Kulturës ka prezantuar nisjen e Lëvizjes Kombëtare për Lexim. Dhe pikërisht për të promovuar këtë nismë, Kumbaro zgjodhi të provokonte përmes shprehjes me zhargon të John Waters.

©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu