• |
ide | kryesore

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Gramoz Ruçi në takim me Metën në Presidencë

Lajme, Të fundit



Vetëm një ditë pas takimit Meta-Rama në Presidencë, është kryeparlamentari Gramoz Ruçi që takon Presidentin.

Mësohet se Ruçi po zhvillon një takim me Metën për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga ky i fundit.

Takimi vjen pas një ore nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku u mor vendimi që Sandër Lleshi të jetë zv.ministër i Brendshëm por me kompetenca drejtuese në këtë institucion.

Rama shkroi në Twitter se ditën e nesërme do të zbulojë më shumë detaje në fjalën e tij në Kuvend.

Ndërsa sot në mbledhjen e grupit, Rama mësohet t’u ketë thënë deputetëve se Meta nuk ka dhënë asnjë arsyetim për mosbindjen e tij për kandidaturën e Sandër Lleshit.

©Lapsi.al 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *