• |
ide | kryesore

Nga Franca vjen lajmi bombë: Wenger pranë Milan

Sport



Gennaro Gattuso i gëzohet tre fitoreve në shtatë ditë, që kanë ngritur kuotat e Milan dhe e kanë bërë më solide pankinën e tij. Por jo cdo gjë që shkëlqen është ar. Nga Franca vjen një lajm bomë: Arsene Wenger është shumë pranë kuqezinjve. Nuk ka dyshime ‘France Football’, sipas të cilëve në javët e fundit ka patur kontakte të shpeshta mes ish-trajnerit të Arsenal e drejtuesve të Milan. Francezi, i sponsorizuar nga Paul e Gordon Singer, do të ketë edhe një rol menaxherial.

“Do të jetë diku në fillim të vitit të ardhshëm, por nuk e di se ku. Kam pushuar mjaftueshëm. Kam parë shumë futboll e më mungon”, ka thënë kohët e fundit Wenger, që në 6 majin e kaluar udhëhoqi Arsenal në Emirates në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi pas 22 vjetësh pankinë.

Kohët e fundit emri i tij ishte afruar me Bayern Mynih e Real Madrid, por tani në Francë ‘France Football’ e lidh me Milan, ku do të ketë gjithashtu edhe një rol menaxherial, si ka bërë në kohët kur ishte në Londër tek Topcinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *