• |
ide | kryesore

PD: Sandër Lleshi kukull, Rama e ka jetike kontrollin e Ministrisë së Brendshme

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta emëruar gjeneral Sandër Lleshin si zv.ministër të Brendshëm me kompetencat e ministrit, pas refuzimit të presidentit Meta për ta dekretuar si ministër.

PD thotë se këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme tregon se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

“Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit” – thotë PD.

Sipas deklaratës së partisë më të madhe të opozitës, është fakt që deri sot asnjë emërtesë e Ramës në krye të ministrisë së Brendshme nuk e ka luftuar krimin e organizuar. Përkundrazi, e ka mbrojtur atë me porosi të kryeministrit socialist.

Deklarata e plotë e PD:

Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.

Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.

Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk  e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.

Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit.



2 Comments

  1. Ju artistat demokratike ja late ne tavolinen e 21 janarit Edvinit drejtimin e vendit …. Dhe gam gam gjithe diten. I nxorret njerezit ne bulevard kundra Xhefirit (qa) dhe cbete …?! Merreni jo taulanti, jo gjenerali, jo gjonaj …. Nuk e zgjidhni kshu problemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *