• |
ide | kryesore

Personi që ekzekutoi Emiljano Boçin, dyshohet si vrasës me pagesë

Lajme, Të fundit



Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Tori (Hektor) Xheçuka i arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për vrasjen e Emiljano Boçit, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Xheçuka në vitin 2015 është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Mësohet se i riu, në atë kohë 27 vjeç, u kap në pikën kufitare Tre Urat, ndërsa ishte shpallur në kërkim. Lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, ai akuzohet për vrasjen e Boçit si dhe plagosjen e shokut të këtij të fundit, Melvin Disha.

Ka dyshime që 30-vjeçari të jetë një vrasës me pagesë pasi nuk ka të dhëna që ai të ketë pasur konflikte direkte me viktimen, por të jetë i paguar nga dikush tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj” në datën 16 janar të këtij viti.

Viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital. Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe Melvin Disha, 27 vjeç (mbeti i plagosur), shokë me njëri-tjetrin u qëlluan sapo kishin dalë nga një restorant peshku. Viktima dhe shoku i tij ishin kthyer nga Gjermania vetëm 2 javë para ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *