• |
ide | kryesore

Profil/ Igli Tare, zotëria 1 milion Euro në sezon

Arkiva, Kryesore, Sport



Dhjetë vite më parë shumëkush e konsideroi të çmendur, presidentin e Lacios Lotiti i cili i besoi postin kyç në klubin e tij, një lojtari në fund të karrierrës, shqiptarit Igli Tare. kjo ishte një një zgjedhje intuitive e suksesshme sepse mund të thuhet me siguri se Drejtori Sportiv është një nga sekretet e bardhekaltërve që japin spektakël duke u pozicionuar në zonën Champions. Ai gjen lojtarët, presidenti i ble dhe në këtë mënyrë funksionin një binom i rëndësishëm për skuadrën” do të komentonte vite më vonë gazeta Italiane La Republica. “Metoda e Tares është e thjeshtë. I sugjerojnë një lojtar. E vëzhgon për orë të tëra në video që gjen për të. Pastaj shkon e takon personalisht. Informohet për karakterin, flet me familjen dhe nëse ka vështirësi ekonomike e bind Lotiton për ta blerë. Kjo është pjesa më e vështirë, por ai zakonisht ia del. Me kalimin e viteve, tani e vlerësojnë edhe presidentë të klubeve të mëdha” shkruan për të shtypi italian.

Image result for tare lotito

është kjo aureolë prej futbollisti të suksesshëm dhe menaxheri të aftë që e ka bërë presidentin Lotito ti rinovojë kontratën me klubin lacial deri në vitin 2020, me opsion për zgjatjen e saj edhe për dy vite të tjera. Kontrata e Tares skadonte më 30 nëntor të këtij viti, por këtë të premte ai pranoi të zgjasë bashkëpunimin me bardhekaltrit, sigurisht duke përfituar edhe një dyfishim të pagës së tij, në pak më shumë se 1 milion euro në sezon.

“Lotito ka shfrytëzuar dijenitë e Tares që njeh 6 gjuhë të huaja dhe që ka raporte të mira me agjentë lojtarësh dhe ish-kolegë. Miqësia mes tyre bëri që Miro Klose, i ka dhënë Lazios një nga lojtarët më të mirë të historisë së saj duke rritur imazhin e saj në botë. Klose dhe Tare kanë luajtur së bashku te Kaiserslautern, dhe nga atëherë janë miq familjeje. Klose ka vendosur të zgjasë kontratën me Lazio dhe falë asisteve të Felipe Anderson shënon çdo ndeshje. Braziliani Anderson është një tjetër mrekulli e Tares. Shqiptari ndenjë 10 ditë në Brazil për ta bindur që ai të vinte në Romë. U paguan 9 milion euro, por ai tani vlen 40 milion euro” shkruante në portretin e saj për futbollistin shqiptar, në 2015, La Republica”.

Por drejtuesi shqiptar nuk u ndal këtu. Keita, Biglia apo Thomas Strakosha janë disa prej lojtarëve që janë bërë pjesë e skuadrës laciale me Taren në rolin e drejtorit sportiv. Megjithëatë ai nuk i mbaroi me kaq goditjet në merkato. më e madhja deri më tani bazuar te shifrat, është ajo e Sergeji Milinkoviç-Saviç (foto poshtë), i cili u mor nga skuadra belge e Genk për vlerën e 14 milionë eurove. Paraqitjet e 23-vjeçarit kanë qenë mbresëlënëse dhe kjo ka bërë që vlera e kartonit të ti të rritet me një shpejtësi të madhe, duke arritur në 150 milionë euro.

Image result for sergey milinkoviç-saviç igli tare

Këto dhe kërkesat për kontratë me klube më të mëdhenj qenë arsye të mjaftueshme për Lotiton për të vendosur rinovimin me Igli Taren duke i dhënë atij të drejtë për zgjedhjen e bërë një dekadë më parë, megjithëse atëherë shumëshush mbeti i befasuar. Atë kohë edhe vetë Igli -futbollistëve të lacios u kërkon ende ta thërrasin me emër dhe jo drejtor, për të qenë gjithnjë i afërt me ta- e kujton për notat e skepticizmit që u shprehën. “Kishte shumë njerëz dyshues sepse CV ime ua mundësonte këtë. Askush nuk e priste prandaj u ngjallën shumë pikpyetje” ka treguar ai në një intervistë në Digitalb. Por siç ka pohuar në të njëjtin rrëfim “rruga drejt suksesit kalon përmes sakrfificës” dhe Igli Tare i ka njgjitur me mundin shkallët e tij. Ai tani ndjehet vërtetë një midis të paktëve në elitën e futbollit italian. Megjithëse siç pohon shpesh në Shqipëri, ndoshta me nota të eksagjeruara patriotizmi, në Romë ndihet gjithnjë i huaj, sepse në fund të fundit nuk ka si vendi yt.

©Lapsi.al

Lexo me tej:

Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren

 

 

 

 

 



2 Comments

  1. Pak me shume kujdes me shkrimet. Foto me poshte eshte e Lucas Biglia jo e Milinkovic-Savic. Punesoni gazetar sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *