• |
ide | kryesore

Projekti i Unazës së Madhe, Nexhmije Hoxha ngelet pa shtëpi

Lajme, Të fundit



Ndër objektet që do të shemben pasi janë në gjurmët ku do të kalojë projekti i Unazës së Madhe është edhe ai i Nexhmije Hoxhës, të vesë së ish diktatorit Enver Hoxha.

E veja e diktatorit shprehet se zgjerimi i rrugës është i drejtë por zgjidhja është e tipit fashist. Kjo sepse familjeve sipas saj nuk i është dhënë zgjedhje. Ndërsa Rustem Peçi, kryetari i LANÇ shprehet se kjo qeveri nuk ka dhembshuri për të dobëtit.

Në projektin e ri parashikohet që unaza e re të jetë me tre korsi në të dy senset dhe me shpejtësi të lejuar deri në 80 km në orë. Po ashtu në zonën e Astirit parashikohet një nënkalim. Për të lehtësuar qarkullimin në urën e Lanës parashikohen dy nivele kalimi. Dhe dy nënkalime të tjera përgjatë Lanës . Një ndryshim të plotë do të ketë dhe sheshi Shqiponja e cili do të jetë me Tre nivele kalimi. Aktualisht në të qarkullojnë 4000 mjete ne orë nga 2 mijë që lejohet.

Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.

Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipëris Afrik Qendro ka bërë të ditur se janë bërë verifikimet e dokumenteve për objektet që shemben në ndërtimin e rrugës në Shkozë dhe në Unazën e Re.



7 Comments

  1. Po kur merreshin me force shtepite e pasanikeve dhe u jepeshin komisareve dhe sekretareve te partise nga komunistet. E kuptoj si ndjehesh por te tute po ta bejne.

  2. Jo, ironia këtu eshte se ata qe sot akuzojne etërit dhe bijtë e etërve se kane vjedhur e zaptuar, ne fakt jane per vete me nga tre kater vila e apartamente e sdijne ku te çojne leket…. Dhe me e bukura eshte se gjithe keto leke i kane bere thjesht duke qene politikane qe gjasme sollen demokracine e asgje tjeter…
    Respekte per Arin, me intelektualin e PD, perfaqesuesin me te denje te inteligjences se elektoratit te djathte…

    1. Personalisht kam me teper respekt per Arin sesa per inteligjencien e majte me epersine e veteshpallur morale te ithtareve te saj. Me mire te perfaqesohem nga Ari sesa nga Lorenc Vangjeli apo Mustafa Nano, zvarranike pa shtylle kurrizore me formatim leninist. Dhe ne fund te fundit, duhet te kesh syze shume te forta te arrish te gjesh ndonje element te majte nga qeverisja e sotme ne vend, ku parulla e dites eshte: VIDH, TRAFIKO, MASHTRO dhe pastaj MOHO CDO GJE DUKE IA HIDHUR FAJIN KUNDERSHTARIT.

  3. …ore Lapsi….mire qe shkruani per Nexhmijen (qe ta kuptojne fansat e saj, si ndjehesh kur te marrin shtepine, sic ua moren pronareve te vjeter), por pse nuk shkruani edhe per mijera banore qe jane ne proteste prej tre ditesh…?!?!?

  4. Ne kete bote lahen te gjitha ! Po lan gjynahet qe ka bere marimanga e zeze!!! Nese mbetet pa banese te shkoje tek banesa e te shoqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *