• |
ide | kryesore

Rama: Mosdekretimi i Lleshit në shkelje të Kushtetutës

Lajme, Të fundit



Edi Rama është shprehur para deputeteve në mbledhjen e grupit të PS se mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Ilir Meta është në shkelje të Kushtetutës.

“Mosdekretimi i Lleshit është në shkelje te Kushtetutës. Nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit, i cili ka Top cosmic- certifikata më e lartë e sigurisë nga NATO. Nesër do nisim t’i krijojmë bindjen Presidentit të Republikës” – mësohet të ketë thënë Rama në grupin e PS.



7 Comments

  1. Per c’fare Kushtetute flet ky k/min. qe mbane rekord per qendrime anti kushtetuese ?
    Me “200 petritat e Rilindjes” ky flet e bene si te doje por mire eshte te vazhdoj juridikun se piktures i ka dale boja…!

  2. Sepse Meta nuk do ti ngelet faji dhe turpi i nenshkrimit te marrveshjes se Detit me Greqine. Me siguri kete ja ka bere te ditur dje vet Meta, qe me mua president nuk kalon marrveshja e detit, prandaj e vetmja mundesi ta kalosh eshte te me shkarkoni nepermjet parlamentit dhe keshtu me beni nder. Pegnesa e fundit e rilindasve te kapur nga greku ngelet Meta, pasi per kete arsye u shbe gjykata e larte dhe ajo kushtetuese, sikurse dhe akademia e shkencave. Asgje nuk eshte e rastesishme dhe ti çojne ne endrat dhe interesat shoviniste greke, nese merret parasysh edhe rasti i fundit i Bularatit

  3. Ka qene nje loje fjalesh “Pula e Lleshit polli te koshi i leshit” dhe kjo duhej thene 5 here me shpejtesi

  4. Ky e shkel kushtetuten perdite dhe nqs gjerat nuk shkojne sipas tij atehere akuzon te tjeret si shkeles kushtetute. Cohuni o milet dele sa nuk eshte vone

  5. Ka shkaterruar tere procesin kushtetues te vendit ne te gjitha strukturat, del e flet per ligjet dhe te drejten kushtetueseqe do e coi ne ven minuesi i saj. E kush eshte ai qe te beson me ty o hipokrit i kohes qe jetojme pas tere kesaj zamollahije qe i ke bere pushteteve ne kete vend. Me ate vendim te presidentit duhet te bashkohemi sepse eshte kyLLeshi qe nuk ka ngritur zerin per paktin detar qe Greqia na rrembengoxha dete, e pasuri, dhe ky patriot i shkolluar, as qe eshte ndier. Pastaj ka edhe shkarkimin nga pozicioni ne ministrine e mbrojtjes, te tera keto nuk do mund ti lejohen nje personi qe pretendon ne ate pos. Pa le po thone qe eshte i depolitizuar,,,te shohin ne zgjedhjet e fundit kete ne mitingjet e Rames si pjesemarres. Ky kerko ta beje folene si urithi, por jo gjithemone e ka ledh, ja qe i del shkemb e s;can dot me tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *