• |
ide | kryesore

Tirana për mbijetesë, Mema pranon se nuk flitet më për zonën Europiane

F1, Sport



Europa mund të ishte objektivi i fillimit të sezonit, por nuk është kurrësesi i prekshëm pas 11 javëve të para të kampionatit. Renditja është e rëndë, mjafton të mendosh që nga zona e rënies nga Kategoria i ndan vetëm një pikë, ndërsa Teuta, që është në vendin e gjashtë, një mbi bardheblutë, është 9 pikë larg. Të fshihesh në këtë pikë është e pamundur, pavarësisht se një konstatim i tillë, i bërë nga tekniku në konferencën për shtyp, vret.

“Ka qenë një objektiv i Tiranës përfaqësimi në Europë – u shpreh Mema – por duke parë situatën është mirë të konsiderohet temë e mbyllur të paktën sa i përket kampionatit. Për momentin duhet të përqendrohemi të largohemi nga zona e rënies nga Kategoria”.

Gabime individuale, proble të theksuara në goditjet standarte, veprime të nxituara para portës. Të gjitha këto Mema i di, por një gur nga këpuca në lidhje me arbitrimin kërkon ta heqë, duke legjitimuar në këtë mënyrë edhe kërkësen e bardhebluve për arbitër të huaj. Goli i parë i Teutës është një faull i dukshëm i Latif ndaj Vincent i paakorduar, pikërisht përpara se Bicaj të shtynte topin në rrjetë.
“Jam pro kërkesës së klubit për një arbitër të huaj. Nuk dua të merrëm me arbitrin, por nuk mund të jemi dakord me një gjyqtar që na penalizon rregullisht”.

Në këtë situatë, 24 herë kampionët përballen me Kukësin, një skuadër që kërkon të legjitimojë pretendimet, duke e vënë në sprovë Tiranën dhe Memën që kanë vetëm një pikë në tre ndeshje. Tekniku sqaron pozitën e tij, duke theskuar se në bazë të lojës pikët duhet të kishin qenë të paktën 7, por në fund ajo që vendos është renditja aktuale.

“Me ndeshjet që kemi bërë dhe mënyrën si erdhën gjërat duhet të kishim 7 pikë më shumë në renditje, por në realitet luajmë për të mos rënë nga Kategoria”.

Pa Blazhevskin e Turtullin të dëmtuar, Tirana do ta ketë pak të thuash të vështirë përballë Kukësit, në kohën kur edhe tifozët nuk janë më krah skuadrës, sidomos pas ngjarjes së fundit në Shijak…



1 Comment

  1. Trajneri Mema ka mare persiper nje detyre te veshtire. Ta mbaj Tiranen qe te mos bije nga kategoria. Peshe e rande per supet e tija. Gjithashtu do te thonja dhe nje gur prove per aftesite e tija si trajner i nje skuadre qe ka pasur histori ne futbollin shqiptar. Zaret jane hedhur. Mema o behet trajner o te gjeje pune tjeter!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *