• |
ide | kryesore

Xhafaj shmang Ramën në fjalën e lamtumirës, por i lë një porosi Sandër Lleshit

Lajme, Të fundit



Fatmir Xhafaj, i dorëhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm disa ditë më parë, në një deklaratë për mediat, ka bërë një bilanc të punës së tij. Në një fjalë të gjatë para gazetarëve, Xhafaj nuk e përmendi në asnjë moment kryeministrin Rama, përveç fjalisë ku tha se “ai kishte pranuar dorëheqhejn e tij”. Në asnjë nga arritjet, Xhafaj nuk e falënderoi kreun e qeverisë, qoftë edhe për kortezi, siç ndodh në këto raste. Mes mesazheve të koduara dhe atyre të qarta, Xhafaj pati një porosi për pasardhësin e tij.

“Gjej rastin t’i uroj pasardhësit tim, ministrit të ri të Brendshëm shumë sukses në detyrën që shumë shpejt do të marrë, duke qenë i bindur se me eksperiencën dhe formimin që posedon, ai do t’ju qëndrojë, mbrojë dhe promovojë më tej vlerat e Policisë së Shtetit. Ai është tashmë në bordin e një treni të nisur, tren i cili uroj të eci edhe me më shumë shpejtësi” – tha Xhafaj.

Ai tha se është arritur sukses në luftën kundër drogës, në uljen e numrit të azilkërkuesve dhe goditjen e grupeve kriminale në kuadër të aksion Forca e Ligjit. Xhafaj zbuloi se është shantazhuar nga opozita në bashkëpunim me segmente të tjera të autoritete tjetra ligjzbatuese shqiptare. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Mendoj qe Xhafa , nuk mund te iki si triumfator. Pati shume fjale e premtime, por pak rezultate. Operacioni “forca e ligjit”, me ane te te cilit dovte goditeshin 44 grupe kriminale, su rezultat te tij pati vetem dy banda reale, bajrat dhe avdylajt. Me shume vonese, por ndodhi. Ne momentin qe filluan rezultatet, Xhafa dha doreheqjen. Duke mos dhene as arsye, ikja e tij jo vetem nuk i dha vlere, por tregoi se kish marre mbi supe , me shume se c’mbante.

  2. XHafaj, si krimb leshator, u zvarrit si minister te pickonte tek tuk ndonje bande, por ata qe jane me boshtin e mafies, e te pushtetit e detyruan te jape doreheqjen,,, ja pra, kjo eshte metoda mafioze kur domino mbi pushtetin. Hyri krimb, e po si krim iku. PSE???

  3. Puna është se bashkë me Fatmirin si ministër, “u dorëhoq” edhe reforma e famëshme në drejtësi si një reformë deri tani tërësisht e dështuar.
    Si pasojë e kësaj reforme, Shqipëria nuk ka sot as prokuror të përgjithshëm të zgjedhur normalisht, as prokurori të krimeve të rënda, as Gjykatë të Lartë e as Gjykatë Kushtetuese.
    Pra Fatmiri mund të quhet dy herë i dështuar, edhe si ish kryetari i komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, edhe si ministër i mbrendshëm.

  4. Edhe pse rrama e ka perdor si leter higjenike, thote i pacipi krejt te kunderten: E pasta shantazhuar opozita. Per ke opozite flet ky qen besnik i qelbesires se rilindjes. Opoziçka eshte blere nga kryellumi shiptar qe prej veres se 2017. Mer rrogen tek trafikanti i droges hajduti me famekeq i ketij vendi, o rivdekje e frames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *