• |
ide | kryesore

Xhafaj, shuplaka e fundit ndaj Tahirit: Kanabisi një histori turpi!

Lajme, Të fundit

Ditën e fundit në detyrë, Fatmir Xhafaj nuk mund të mos e përmendte atë që e quan suksesin e tij më të madh të këtyre viteve, luftën ndaj kanabisit.

Por duke folur për arritjet në këtë fushë, Xhafaj përshkroi situatën e mëparshme, gjatë kohës që Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, atëherë  kur tha ai kanabisi “po shihej si normalitet i jetës sonë”.

“27 mars të vitit të kaluar njoftuam një luftë pa kompromis kundër këtij fenomeni kriminal, u kujtoj kritikëve tanë dhe skeptikëve të ndryshëm, veçanërisht atyre që e kanë harruar ose që me qëllim bëjnë sikur e kanë harruar për të minimizuiar suksesin e arritur se kanabisi kishte shërbyer ndër vite si burimi kryesor i ngritjes dhe fuqizimit financiar të krimit të organizuar në këtë vend dhe gati po shihej si normalitet i jetës sonë dhe si një pamundësi e shtetit dhe shoqërisë ta fitonin betejën me të.

Nuk ka qenë sfidë e thjeshtë lufta kundër tij, por kemi pasur gjithë vullnetin dhe aftësinë organizuese ti jepnim fund njëherë e mirë një ptej fenomeneve më kriminale dhe e theksoj pa asnjë mbështetje shtesë në burime njerëzore, logjistike dhe financiare.Kemi përmbyllur operacionin e madh të antikanabisit të këtij viti. Po pres me padurim të shoh rezultatet e certifikuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë që asistojnë dhe monitorojnë këtë operacion të cilat do të ridëshmojnë sesi një histori turpi dhe dështimi me vite të tëra më në fund së bashku e kthyem në një histori suksesi. Është fakt i pranuar dhe certifikuar prej partnerëve tanë ndërkombëtarë, Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve europiane ku kultivimi i kanabisit është një fenomen”

2 Comments

  1. E Xhafe Ike,e dija qe ne fillim qe doredhenien do te beje.Egoist dhe karrierist por frikanac qe ne palce.Origjina e familjes Mund te mohohet por kurre nuk zhduket,ajo ngre koken sa here qe je ne rrezik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu