• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Identifikohet viktima e atentatit të Durrësit, shok i Shullazit (EMRI)

Lajme, Të fundit



Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të tipit mafioz në Durrës. Burime të lapsi.al në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin në të njëjtën makinë, tip Audi A8 me targa AA857. Të njëjtat burime thanë se viktima është Edison Harizaj 38 vjeç, nga Vlora, me precedente penalë. Burimet thanë se ai ishte i njohur si mik i Emiliano Shullazit. I plagosur ka mbetur G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në zonën e plazhit ndërsa në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen.

Në përditësim….



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *