• |
ide | kryesore

Diego Simeone: “Grupi ka nevojë për Griezmann”

Sport



Pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë (4-0), Atlético Madrid do të përpiqet të bëjë kthesë kundër Borussia Dortmund sot në mbrëmje në takimin e Grupit A në Ligën e Kampionëve.

Diego Simeone beson tek Antoine Griezmann për të tërhequr ekipin. “Ne kemi folur shumë për Griezmann dhe çfarë do të thotë për ne, personalisht dhe profesionalisht. Sot ai është në gjendje të mirë. Ka pasur një sezon të mirë vitin e kaluar, ndërsa këtë vit ka ardhur në rritje, ka nisur të tregojë veten”.

“Ekipi dhe grupi kanë nevojë për të dhe shpresoj se do të vazhdojë të rritet, sepse ende ka shumë për të dhënë. Griezmann është i ri dhe shpresoj se do të vazhdojë në këtë mënyrë”, shtoi trajneri argjentinas në konferencën për shtyp përpara sfidës.

Të shtunën e kaluar, francezi shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në La Liga kundër Leganes (1-1).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *