• |
ide | kryesore

Ethet e garës në TIF, kush është filmi që pret biletën për ‘Oscar’

F1, Stil



 

Tirana International Film Festival po hyn në naten e katërt dhe suprizat më të medhaja kanë të bejne kryesisht me konkurencen për filmin më të mirë të shkurter.

Ai që do shpallet fitues, automatikisht kualifikohet për në garen e cmimeve Oscar, për kategorine filmi me i mirë i shkurter i huaj.

Kjo eshte e reja qe sjell ky  edicion i 16-të i festivalit të filmit, pasi e gjen atë në listen zyrtare të Academy Aëards si organizim i kualifikuar për të përzgjedhur filmin më të mirë të shkurtër.

Në këtë zhanër kinematografik kanë aplikuar 2011 filma të shkurtër, ku 30 prej tyre janë përzgjedhur për tu  shfaqur cdo natë në kinema millenium.

Juria që do shpallë cmimin e kësaj kategorie përbëhet nga Rastko Ciric, Ali Asgari (ky i fundit është anëtar i Akademisë së Oskar dhe ndodhet në Tiranë për të përzgjedhur filmin që do konkurojë më tej për cmimet Oskar) dhe Luan Kryeziu.

Në listen e të përzgjedhurve si konkurues në TIFF janë filma të ardhur nga USA, Australia, Gjermania, Greqia, Hollanda, Kanadaja, Franca, Irani si dhe 3 filma nga Kosova.

Prej 4 ditësh, Tirana është shndërruar në një kryeqytet botëror te Kinemasë, me larminë e filmave, premierave, diskutimeve dhe garës për zhanrin e filmit më të mirë të shkurtër.

Dhjetra artistë, autorë dhe regjisorë të huaj janë në Tiranë, në atë qe po bëhet tashmë traditë, TIFF.

Anëtarët e jurisë së kategorisë filmi i shkurtër



1 Comment

  1. Zero reklamim per fillimin e festival it. Jane mbush rruget e Tirane me reklam “kock e forte – kosi”!
    16 vjet festival dhe akoma nuk ka karate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *